Rama Kush voton Berishen tallet me veten
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, pas akuzave që kryeministri Berisha adresoi ndaj tij nga qyteti i Beratit, ku mori pjesë në 22 vjetorin e themelimit të PD-së.
Në rrjetin social twitter Kreu i PS-së ka kritikuar deklaratat e Berishës për rritjen ekonomike dhe nënvizoi se ai që i beson ato çfarë kryeministri i vendit thotë, duhet tallet me veten.
“Cfarë vetëmohimi duhet për ta votuar një kryeministër që thotë Shqipëria e katërta në botë me Zvicrën e Brazilin! Kush e voton tallet me veten keq fare”, shkruan Rama në Tëitter.
Kryeministri Berisha akuzoi liderin e PS-së për bllokimin e statusit të vendit kandidat dhe për ndërtesën në pronësi të familjarëve të bashkëshortes së Edi Rama, duke e cilësuar të jashtëligjshme.