E Diel, 1 Nëntor 2026

756 personalitete kerkojne votimin e tre ligjeve te integrimit

Apelit të elitës shqiptare drejtuar z.Rama i janë bashkuar sot edhe 152 emra të mirënjohur duke e çuar në 756 numrin e personaliteteve, që i kërkojnë të lejojë deputetët socialistë të votojnë tre ligjet e integrimit.

Rektori i Universitetit të Vlorës, Prof.Dr Albert Qarri; Rektori i Universitetit të Korçës, Prof.Dr. Gjergji Mero; Rektori i Universitetit të Shkodrës, Prof.Dr. Artan Haxhi; pas Rektorit të Univeristetit të Tiranës Prof-Dhori Kule, bashkë me dekanët, pedagoget e pedagogët e këtyre univeristeteve, bashkohen në këtë apel, duke i kërkuar Z.Rama të mos pengojë deputetët socialiste në përfaqësimin e interesave të shqiptarëve, që ëndrra evropiane e tyre të bëhet realitet.

Ky akt qytetar i qindra personaliteteve është firmosur edhe nga Mjeshtri i Madh Zhani Ciko dhe muzikanti i dashur për publikun, Ardian Trebicka.

Në letrën e tyre theksohet se qytetarët shqiptar presin nga z.Rama të lejojë deputetët socialistë të bëjnë minimumin e minimumit të përgjegjësisë politike, të votojnë tre ligjet, për t’iu bashkuar familjes evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›