E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kutite do te hapen, palet nuk mund te luajne me Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha dje se ceshtja e tyre ka bere progres te jashtezakonshem, duke u shtruar per zgjidhje ne tryezen me te rendesishme qe mund te organizohej ne nivel nderkombetar. Ne nje bashkebisedim me gazetaret nga selia e PS, kryesocialisti shprehu optimizem per hapjen e kutive, ndersa theksoi se vetem procedurat mbeten per te diskutuar dhe zgjidhur se si do te procedohet. "Dua te nenvizoj gjithashtu, se fale sakrifices se madhe te atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qe ndermoren hapin per te hyre ne nje greve urie, ne sot jemi besimplote duke u nisur nga fakti qe kutite do te hapen. Mbetet per te diskutuar dhe zgjidhur, sesi do te procedohet konkretisht", theksoi Rama. Nga ana tjeter, ai shprehu besimin se eshte e domosdoshme qe ne kete faze kaq te rendesishme per vendin zgjidhja nuk duhet te vonoje, palet nuk duhet te luajne "e ka kush e ka", ne kushtet kur eshte vendosur nje afat, i cili ka nje kuptim ultimativ per t'i dhene zgjidhje perfundimtare kesaj krize qe thellohet perdite. Sipas tij, kjo zgjidhje perfundimtare eshte e lidhur me domosdoshmerine qe procesi demokratik ne Shqiperi, te hyje ne nje faze me normale dhe nga ana tjeter proceset e integrimit te vendit, te shtyhen perpara e te mos kercenohen nga rreziku i bllokimit. I pyetur per kutite, ai thote se do te hapen nese i referohet materialeve zgjedhore apo ato te votave, kryesocialisti tha gjithashtu se do te ishte e udhes per hir te se vertetes, qe askush te mos e harroj se vetem deri para pak ditesh, kutite ishin tabu. "Sot kjo tabu ka rene dhe hapja e tyre tani me eshte e pa shmangshme. Sigurisht duhet percaktuar metodologjia permes se ciles do te operohet per te gjithe proceduren e hetimit", sqaroi lideri i opozites. Sipas tij, lojerat e fjaleve ne kete aspekt, nuk vlejne dhe mbetet e qarte qe kutite do te hapen. Ndersa sa i perket deklaratave te kryeministrit Berisha, se do te respektohet vendimi i gjykatave per hapjen e kutive, ai u shpreh se nuk duhet humbur ne labirintet e fjaleve. "Hetimi kerkon akses dhe do te kete akses per te hapur kutite. Per sa i perket fleteve te votimit ka nje diskutim per te percaktuar qasjen ndaj tyre. Por nderkohe mekanizmi i Ruzhdies nuk eshte lehtesisht i nxjerrshem ne drite, pa fletet e votimit. Per fletet e votimit, nuk kemi pse ta fshehim, ka nje debat dhe palet jane ende larg", komentoi deklaratat e kreut te ekzekutivit, Edi Rama. Lidhur me pjesemarrjen e plote te grupit parlamentar socialist ne Kuvend, kryesocialisti nenvizoi se PS eshte e gatshme te beje te gjitha detyrat e saj, karshi shqiptareve dhe komunitetit nderkombetar. I pyetur nese javen e ardhme deputetet socialiste do te marrin pjese ne komisione, lideri i selise roze tha se "javen e ardhshme do te kete nje zhvillim intensiv negociatash me perfshirjen e drejtperdrejte te te derguarve te komunitetit nderkombetar". Por, nga ana tjeter, kreu i PS refuzon qe per hir te kompromisit te zbatohet pika 6 e nenit 178. Sipas tij, ndarja e dokumentacionit zgjedhor nga fletet e votimit eshte nje ceshtje qe nuk e cenon thelbin e problemit qe kishte te bente me domosdoshmerine per te nxjerre ne drite mekanizmin e deformimit te vullnetit te popullit. Per sa i perket ultimatumit qe per nje periudhe dyjavore duhet te zgjidhet situata aktuale politike, Rama nenvizoi se pret qe ceshtja te zgjidhet ne parim dhe sigurisht me zgjidhjen e ceshtjes ne parim te filloje hetimi parlamentar. Lidhur me pyetjet qe kishin te benin me diskutimet ne tavolinen e bisedimeve te zhvilluar ne Strasburg, kreu i PS refuzoi te jepte nje pergjigje per to.
Rama: Ka pasoja, nese kriza s'mbyllet per dy jave
Duke folur pas takimit ne Strasburg, kreu i PS tha se "komuniteti nderkombetar nuk eshte thjesht i shqetesuar, por eshte i angazhuar, ne nje tryeze e cila nuk ishte tryeza e nje darke qe u mbyll, por tryeza qe u hap per te zgjidhur nje krize qe duhet te mbaroje brenda dy javesh, ne rast se nuk duam qe Shqiperia te perballet me pasoja krejt te pa merituara". I pyetur ne komunikimin e djeshem per mediat se cilat do te ishin pasojat, ai theksoi se duhet te angazhohen per zgjidhjen dhe te mos merremi sot me pasoja qe do te kishte moszgjidhja per Shqiperine dhe per shqiptaret. Qe pa dyshim, sipas tij, do te ishin pasoja te renda dhe teresisht te pamerituara per njerezit e ketij vendi, qe boll jane privuar nga gjera elementare per shkak te politikes se vjeter dhe te mbrapsht te ketij vendi. "Mos harrojme qe paralelisht zhvillohet nje proces i rendesishem per liberalizimin e vizave, proces te cilin ne e kemi mbeshtetur dhe do e mbeshtesim fuqimisht dhe per te cilin une kam kerkuar me kembengulje qe komuniteti nderkombetar, e posacerisht Evropa e ulur ne ate tryeze, te mos kushtezohet nga kjo krize, por te hape driten jeshile qe shqiptaret te levizin lirisht", theksoi kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Nder te tjera, ai nenvizoi se perjashtojne cdo mundesi kompromis, qe te cenoje parimin e transparences se kerkuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›