E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: gati per kompromis ne baze te Kushtetutes

Kryeministri Berisha ka riperseritur pas kthimit nga Strasburgu, se mbetet i hapur dhe i gatshem per cdo kompromis me opoziten, por ne perputhje me Kushtetuten dhe kuadrin ligjor. Ne kete kontekst, duke shprehur vullnetin dhe vendosmerine per zgjidhjen e ngercit, kryeministri theksoi se ligjet e ketij vendi mundesojne qe t'i jepet pergjigje dinjitoze cdo force politike, apo qytetari. "Pa diskutim ka nje vendosmeri dhe vullnet te padiskutueshem qe ne perputhje me Kushtetuten, ligjet dhe vendimet e gjykatave te ketij vendi, te cilat mundesojne t'u jepet pergjigje dinjitoze cdo force politike dhe cdo qytetari te Shqiperise, cdo gje eshte e mundshme" , ka qene deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha, menjehere pas perfundimit te konferences rajonale per arsimin. Njeheresh i pyetur nese do te arrihej kompromisi brenda dy javesh, kryeministri tha se eshte i gatshem per kompromis. "Une mendoj se qeveria ne perputhje me te gjithe percaktimet kushtetuese ligjore te vendit eshte e gatshme per cdo kompromis, normal pa asnje lloj hezitimi", tha Berisha, duke kembengulur serish per respektimin e Kushtetutes dhe kornizes ligjore. Duke shprehur edhe njehere vullnetin per gjetjen e nje zgjidhje, kreu i qeverise tha se mazhoranca eshte e gatshme te leshoje ne cdo pike qe nuk prek Kushtetuten, ligjet e vendit dhe vendimet e gjykatave. "Pervec Kushtetutes, ligjeve dhe vendimeve te gjykatave, une leshoj ne cdo pike. Une nuk di ndonje pike, ku une nuk mund te leshoj. Ne te gjitha sipas ketyre percaktimeve. Eshte normale", deklaroi Berisha. Per te cilin nuk ka asnje vakum ligjor per zgjidhjen e ketij problemi. Per te eshte e rendesishme se ekzistojne te gjitha hapesirat e nevojshme ligjore per transparence.
"Sic e dini, nuk ka vakum ligjor. Gjerat jane qartesisht te percaktuara. Eshte shume e rendesishme qe cilido te perfitoje nga hapesirat e medha qe krijojne ligjet e vendit, Kushtetuta e vendit, vendime te tjera. Une kam besim se kjo do te ndodhe. Une vleresoj cdo perpjekje te cilitdo qe te perfitoje nga ato cka garantojne ligjet. Ligji garanton plotesisht dhe teresisht shqyrtimin nga secili prej jush, nga secila force politike te materialit zgjedhor, te arkivuar sipas rregullave ne arkiv dhe cdo te drejte tjeter , te cilen ligji i njeh gjithkujt, une kam provuar tu respektoj lirite dhe te drejtat e cdo njeriu. I respektoj ato me vendosmerine me te madhe", ka qene deklarata e djeshme e Berishes.
Qendrimi i kreut te qeverise vjen pas darkes ne Strasburg me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, nje darke e organizuar nga kryetari i Grupit te Partise Popullore Evropiane ne Parlamentin Evropian Joseph Daul, Kryetari i Grupit te Partive se Socialisteve Evropiane Martin Schulz dhe Komisionari per Zgjerimin, Stefan Fule. S.P

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›