E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama LSI eshte pro zgjidhjes se ceshtjes came

Lëvizja Socialiste për Integrim është pro zgjidhjes së çështjes çame dhe është e gatshme të kontribuojë maksimalisht në këtë drejtim. Një qëndrim i tillë u bë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, i cili gjatë një komunikimi me mediat sqaroi ndër të tjera dhe lidhur me pozicionin e kësaj partie përkundrejt çështjes çame. 
“Në vlerësimin tonë çështja çame është një çështje e rëndësishme që lidhet me çështjen shqiptare në Ballkan. Ne jemi pro zgjidhjes së çështjes çame në përputhje me dokumentat europiane dhe këtë qëndrim ne e kemi shprehur edhe në takimet me ndërkombëtarët”, deklaroi Rama, gjatë fjalës së tij. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›