E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Legalizimet proccediles jetik

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar të martën pasdite një takim me banorët e Unazës së Re, në Tiranë, me të cilët ka diskutuar për problemet që i shqetësojnë.

Gjatë fjalës së tij Rama e ka vënë theksin të proçesi i legalizimeve, që sipas tij është një problem jetik që kërkon sa më parë zgjidhjen e munguar. “Legalizimet janë një proçes i rëndësishëm. Shtëpitë e palegalizuara nuk ekzistojnë. Ne do të japim çertifikatën e pronësisë”, ka deklaruar Rama. Sigurimi i transportit për distancat e gjata që kërkojnë mbi 20 minuta në këmbë ka qenë një tjetër premtim i liderit Zgjedhjet 2013Partitë prezantojnë kandidatët e programet Policët që ruajnë votat nuk votojnëKQZ-ja, McCormack: Certifikimi i zgjedhjeve kërkon 5 anëtarë të opozitës, i cili ka kërkuar një pjesëmarrje sa më të gjerë në zgjedhje. Më tej ai ka ritheksuar planin e PS për taksimin e ndershëm, duke përsëritur se taksa e sheshtë e qeverisë vetëm sa ka varfëruar shqiptarët. “Taksa e qeverisë po rrjep popullin. Ne do t’i ulim taksat për 95 për qind të shqiptarëve. Përpara për Saliun është keq për vendin”, është shprehur Rama. Rama: Berisha ndan Shqipërinë Më herët Rama ishte në Kodër Kamëz, ku ftoi banorët që të distancohen nga “thika e ndasisë” siç i quajti ai, të gjitha akuzat e përdorura nga Kryeministri Berisha me qëllim ndarjen e shqiptarëve në veriorë dhe jugorë. "Saliu nuk e përdor votën tuaj për t’ju ndihmuar, por për të futur ‘thikën e ndasisë’ dhe të urrejtjes mes njëri-tjetrit, duke shpifur pa pushim për Partinë Socialiste, duke shpifur pa pushim edhe për mua personalisht. Të gjitha janë gënjeshtra, të gjitha janë shpifje. Shoqeritë që e konsiderojnë qeverisjen një shërbim, e lidhin votën e tyre me kontratën; unë dua ujë, unë dua punë, unë dua drita, unë dua shërbime, urdhëro votën, m'i bëj, m'i bëre, merre prapë, s'mi bëre, ik!", tha Rama. Kryesocialisti Rama lëshoi kritika të ashpra në adresë të Kryeministrit Berisha, kur tha, se ai nuk mbajti premtimet që i bëri banorëve të Kamzës për legalizimet. "Që kur e kanë parë që keni dalë për herë të parë në televizor, ju thotë t'i gëzoni shtëpitë! Po ku i keni legalizimet? Letrat keni ju, se ato 'Shaban-tapitë" ua japin sa herë vijnë fushatat. As nuk ka ndër mend t'ua japë dokumentat. Më thoni diçka që ai ka bërë për ju? A ua solli ujin, a punësoi njerëz, a ua dha tapitë e legalizimeve. Sa herë vjen këtu thotë se është i mrekulluar me shtëpitë e ndërtuara. Nuk ka legalizime sepse nuk ka shtet. Thonë shumë fjalë këta për Tiranën, kush ka sy në ballë e di shumë mirë se çfarë ishte Tirana dhe çfarë u bë Tirana. E di shumë mirë që kur ne filluam betejën për transformimn e Tiranës, nuk kishte njeri që e besonte", tha Rama. Rama: Zero taksa e ushqimeve Nga Tepelëna Edi Rama është angazhuar për një qeverisje në shërbim të qytetarëve, e cila do të realizojë ato çfarë qeveria Berisha dështoi t'i ofrojë shqiptarëve. "Do të hapim 300 mijë vende të reja pune, do të ulim taksat për 95% të shqiptarëve. Ne nuk do t’i kërkojmë më familjeve të zakonshme të këtij vendi të paguajnë 20% taksë për kilen e bukës, 20% taksë për kilen e qumështit, 20% taksë për kokrrën e vezës apo kilen e vajit, miellit e orizit, do t’i bëjmë zero taksat e ushqimit për popullin. Unë ju zotohem se nuk do ta harroj kurrë këtë pritje të jashtëzakonshme dhe nuk do të ju tradhtoj kurrë, hallet tuaja do të jenë edhe hallet e mia, problemet tuaja do të jenë problemet e mia dhe në përpjekjet për të dalë nga varfëria, nga papunësia, nga izolimi unë do të jem në krahun tuaj", tha Berisha.   / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›