E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Leku u zhvleftsua deri n 12 prqind

Kryetari i Partisë Socialiste deklaron se vendi është jo vetëm në krizë demokracie, por edhe ekonomike.

Kreu socialist, në bashkëbisedim me gazetarët theksoi se ekonomia ka marrë tatëpjetën, leku është zhvlerësuar deri ne 12 përqind, ndërsa qeveria po drejton vendin në mënyrë coroditëse.

"Protestat e opozitës do të përshkallëzohen për te kerkuar largimin e qeverisë, në rast se qeveria nuk do të hapë kutitë e zgjedhjeve, për të garantuar zgjedhjet e ardhshme dhe nuk do të hapë kutitë e shifrave të të dhënave reale të ekonomise", u shpreh Rama. Sipas tij, nuk mund të lejohet që shqiptarët të shkojnë në buzën e një tjetër gremine ekonomike.

Ndërkohë Rama theksoi se sa më shumë dëgjon kryeministrin, aq më shumë shqetësohet për ekuilibrin mendor të kësaj qeverie, për raportin e patolerueshëm që pushteti ka me problemet e njerëzve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›