Rama: Lezeti i sazeve të Përmetit, atmosferë e ngrohtë në aeroportin “Nënë Tereza”

TIRANË, 13 prill /ATSH/ Java nisi ndryshe në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranë, ku një grup artistësh të folkolorit që përfaqësojnë Shqipërinë në botë, dhuruan atmosferën e ngrohtë të folklorit përmetar.
Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga shfaqja e dhuruar përmes valleve dhe lezetit të sazeve të Përmeti në aeroportin “Nënë Tereza”, pak para nisjes së ansamblit.
Ansambli Folklorik i Përmetit, u nis sot në turneun e rradhës për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Botëror të Foklorit që mbahet në Itali, Monte Carlo dhe në Francë.
“Lezeti i sazeve të Përmetit në aeroportin “Nënë Tereza”, pak para nisjes së ansamblit që dhuroi atmosferën e ngrohtë të folklorit përmetar, duke marrë me vete shpirtin dhe traditën tonë për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Botëror në Itali, Francë dhe Monte Carlo! Rrugë të mbarë dhe suksese artistë”, shkruan Rama.
/m.q/a.f/