E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Linja me Kosoven jo kursim ne dem te cilesise

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka komentuar nëpërmjet rrjetit social Twitter argumentin e përdorur nga kryeministri Sali Berisha për vonesat e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri deklaroi se diferenca prej 10 milion dollarësh më shumë mes ofertës së kompanisë, kroate të mbështetur edhe nga Banka Gjermane KFW dhe kompanisë tjetër boshnjake pjesëmarrëse në tender bëri që të vlerësohet oferta e kësaj të fundit për shkak të kostos më të ulët.

Megjithatë, KFW rrëzoi pretendimin e qeverisë. Banka gjermane pranoi që oferta boshnjake ishte më e ulët, por tha se kjo bëhej në dëm të kushteve teknike.

Pikërisht për këtë Skandali interkonjeksionitKFW “rrëzon” qeverinëRama: Berisha, kush është mafia? “Zëri”: Të zhbllokohet projekti ka komentuar edhe lideri socialist në Twitter.

“Shpifja e pasdrekës:Ramës i janë prishur planet nga bllokimi i linjës 400kv! Fakti është se plani i është prishur kombit tonë nga korrupsioni!, shkruan Rama. Saliu thotë dua të kursej 10 milion USD! Le t’i kursejë me projektin megallomaniak të fantazmës së parlamentit të ri,jo me interesin kombëtar!”, shkruan ndër të tjera kryesocialisti.

Më tej Rama vlerëson se teoria e kursimit në dëm të cilësisë sot është një pagesë 100fish mot.

“Nuk e ha njeri teorinë e kursimit nga kryeministri që s'po kursen male, kodra, lumenj, bregdet me babëzinë e me injorancën e qeverisë së vet! Kryeministri kursimtar, që dhe detin e fali me një firmë, duhet ta dijë se të kursesh në dëm të cilësisë sot do të thotë të paguash 100fish mot. Mirëpo Saliu s'ka fare gajle ç’do paguajnë shqiptarët për interesat e tij sot. Kjo është thjesht vazhdë e rrënimit të mëtejshëm”, përfundon Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›