Rama: Makthi elektoral i Berishës, po rrënon themelet e ekonomisë
Vetëm programi ynë i ri ekonomik dhe një qeveri e re socialiste mund ta kthejnë timonin e anijes! Saliu si kapiteni i kroceres së mbytur. Ka qënë kjo deklarata e radhës e ardhur nga kryesocialisti Edi Rama në rrjetin social Twitter, pas miratimit të ndryshimeve në projektligjin për deklarimin e të ardhurave nga qeveria. Ai ka krahasur timonierin e qeverisë me kapinetin e anijes Costa Concordia, i cili e braktisi atë sapo ajo u dëmtua në brigjet e Italisë.
Lideri i opozitës ka reaguar edhe për vetëkorrigjimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar - reduktoi parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisënga 1.5% në 0.5% gjë që sipas tij bën që të vërtetohet pretendimi i PS-së.Vetëkorrigjimi i FMN për rritjen ekonomike këtë vit provon qartësinë e parashikimit të bërë nga PS-ja. Miopia qeveritare do thellojë krizën, shprehet me tej Rama.
Më tej kreu i PS-së ka shtuar se parashikimi i Berishës për rritjen ekonomike për vitin 2012-të është thjeshtë makth elektoral. Parashikimi euforik i kryeministrit për rritjen nje bumerang i vertetë për ekonomine këtë vit! Makthi elektoral i tij po rrënon themelet e ekonomisë, ka shkruar Rama në profilin e tij në Twitter.
************
Berisha: Vendet evropiane janë në krizë sepse nuk kanë modelin tonë ekonomik
Kryeministri Berisha e ka cilësuar të sukseshëm modelin ekonomik të qeverisë së tij, një model që sipas tij nëse do të ishte ndjekur nga qeveritë e vendeve europian do të kishte shmangur krizën ekonomike. Ky model ka bërë që Shqipëria në 4 vjet të ridimensionojë disa herë potencialin e saj të biznesit. Nga viti 2006 deri në 2011 janë mbledhur 7,2 miliardë dollarë më shumë taksa dhe tatime. Nëse e ndiqni krizën europiane dhe botërore, ajo në themelin e vërtetë të saj ka mungesën e reformave me të cilat ekonomitë e vendeve duhej të përshtateshin me globalizmin, tha Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së.
Sipas kryeministrit, qeveritë europiane po bëjnë sot atë që qeveria e tij ka bërë kohë më parë. Qeveritë sot në Europë po lëvizin në drejtim të liberalizimit, masa që ne i ndërmorëm kohë më parë. Liberalizime të lejeve, licencave etj. Kjo është fryma që do ti nxjerrë nga kriza këto vende. Shqipëria lë disa vende të BE mbrapa përsa i përket lirisë ekonomike, tha Berisha.
Kreu i qeverisë nuk harroi të sulmonte opozitën për propozimet e saj me karakter ekonomik, kryesisht taksën progresive.
Në këtë realitet, si klithma të së shkuarës vjen edhe propaganda vulgare e drejtuesve të PS-së. Pasi u thanë shqiptarëve dy vjet rresht se në Shqipëri ka 1 milion të papunë dhe nuk u thanë se pse mashtruan 1 milion herë kur krahët e punës nuk janë as edhe një milion sipas censusit.
Injoranca financiare në piedestal nuk mund të vendosej ndryshe. Ku Shqipëria mbylli vitin me inflacionin 1.7 për qind, ndër më të ulëtit në Europë. Tani së fundi kanë problemin e taksave. Duan ti rikthehn modelit marksist, i cili është një nga faktorët kryesorë të krizës së sotme. Modeli ynë bëri që punonjësi që merrte 220 mijë lekë në vitin 2005, të merrte 500 në 2011, tha Berisha.
Bindjen për suksesin e modelit ekonomik të qeverisë së tij, Berisha e bazon në statistikat e censusit. Statistika e para dy ditëve se 50 për qind e bizneseve aktive janë të katërvjeçarit të mandatit tonë të parë është dëshmia më e shkëlqyer e suksesit të modelit tonë ekonomik, tha ai.