E Shtunë, 31 Tetor 2026

KKRT kritikon videon High të Babastars, shkel normat

Video High e Babastars, ka marrë kritika nga ana e Këshillit Kombëtar për Radiot dhe Televizionet, ndërsa vë në dukje se janë shkelur të gjitha normat dhe rregullat, ndërsa bëhet thirrje dhe për drogë.

Në videoklip paraqiten të mbjella me lëndë narkotike ku bëhet thirrje për konsumimin e saj. Teksti i këngës bën thirrje për konsumimin e hashashit, dhe paraqit një veprim të tillë, si një xhest për tu marrë shembull.

KKRT vë në dukje se transmetimi i kësaj videoje ka shkelur normat morale dhe etike të transmetimeve televizive.

Kështu, Drejtoria e Programeve në KKRT, ka vizionuar videon High, ndërsa përçon mesazhin se përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha, xhestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij videoklipi cënojnë të drejtat, edukimin dhe shëndetin moral e mendor të fëmijëve dhe moshave të reja.

Ndër të tjera, KKRT-ja tërheq vëmendjen dhe i bën thirrje subjekteve, radio-televiziv të tregohen të kujdesshëm, në paraqitjen e programeve të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›