E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Mandati yne historik

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare deklaroi se vota e shqiptarëve tregoi se nuk votoi për të ndryshuar qeverinë, por për të ndryshuar rrënjësisht vendin.

Ndaj, kryetari Rama, kryeministër i ardhshëm i vendit, thekson se shqiptarët tashmë kanë bërë zgjedhjen e tyre me synimin ndërtimin e shtetit modern. "Ky është një mandat që na vendos përballë dy mundësish, ose të bëjmë histori, ose të ndëshkohemi pas katër vjetësh", tha Rama. Në kuadër të angazhimit për mirëqeverisjen e vendit, Rama theksoi se duhet një reformë në funksion të sundimit të ligjit dhe një riorganizim i gjithë sistemit të administrimit të Pas zgjedhjeveArvizu: Zgjedhjet historike për ShqipërinëPD, Basha prezanton kandidaturën Rama falënderon Tiranën territorit si pasuri kombëtare dhe publike, por edhe si shprehje e gjithë interesave privatë dhe të parasë publike. "Na duhet të fillojmë menjëhere nga puna për një ndarje të re territoriale të Republikës së Shqipërisë, në funksion të një administrimi të ri të territorit.Na duhet te vendosim ne nje mbrojtje te jashtzakonshme, ujërat, token dhe gjithe burimet e energjise. Na duhet të nisim transparencën për të siguruar vendimmarrje mbi të gjithë procesin e cuarjes deri në fund të zgjidhjes së problemit të pronës. Na duhet me cdo kusht dhe me shpejtësinë më të madhe legalizimi në të gjitha zonat informale për të garantuar brenda mandatit inventarizimin e plotë të pasurisë", tha Rama. Ndërsa sa i takon atyre që Rama i konsideron si çështje të një rëndësie parësore kombëtare, çështjen e ujit, çështjen e legalizimeve dhe çështjen e klimës ë biznesit, Kryeministri i ardhshëm tha se do të angazhohet personalisht për zgjidhjen e tyre. Po ashtu Rama premtoi se qeveria e ardhshme, ministrat e të cilëve nuk do të jenë deputetë, do të jenë në funksion më orar të plotë dhe në përpjekje të plotë për zgjidhjen e problemeve te qytetareve. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›