E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Marrja e tabulateve plan makaber

Kreu i PS-se reagon ndaj vendimit te komisionit per marrjen e tabulateve telefonike te 31 zyrtareve


TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama vleresoi dje se pershkallezimi i grushtit te shtetit nga ana e Saliut me inkriminimin e drejtperdrejte te Presidentit te Republikes te Prokurores se Pergjithshme dhe te Drejtorit te Sherbimit Informativ pervecse te opozites po e po ka vazhduar edhe permes te ashtuquajturit Komision Hetimor.


Kerkesa per te disponuar tabulatet e telefonave te Presidentit te Republikes te Prokurores te Drejtorit te Sherbimit dhe te nje numri te konsiderueshem deputetesh eshte jo vetem e paligjshme po edhe e mjaftueshme per te kuptuar se as vrasjet e demonstruesve as skenari as mosdorezimi i gjashte komandanteve te Gardes Republikane as sulmet rrugacerore ndaj Prokurores lavire e Presidentit horr nuk jane pa lidhje me njera-tjetren po jane pjese e nje plani makaber per te imponuar ne Shqiperi sistemin e dhunes e te frikes ne kushtet kur populli kerkon fundin e regjimit te kusarise e te matrapazllekut - deklaroi Rama.


Lideri i Opozites se Bashkuar u drejtoi dje nje apel botes demokratike Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian se dhuna ndaj institucioneve permes barbarise antikushtetuese te nje qeverie te dale teresisht nga korniza e ligjit dhe te nje kryeministri te dale krejtesisht nga binaret e arsyes po kercenon shembjen e plote te nje shteti te dobesuar sistematikisht permes goditjeve te perseritura ndaj pavaresise se institucioneve kushtetuese.


Sipas tij kjo dhune zbulon ne te gjithe permasen e vet rrezikshmerine qe kjo qeveri dhe ky kryeminister paraqesin per kete vend qysh se vodhen votat per te vjedhur Shqiperine. Ai theksoi se kjo dhune ilustron me se miri situaten rreqethese te vendit dhe fuqine e verber qe kane sot korrupsioni e krimi ne percaktimin e vijes se sjelljes se qeverise.


Miq te dashur e partnere te respektuar nderkombetare te Shqiperise Mos lejoni qe ne Shqiperi te vijojne te ndodhin keto qe po ndodhin dita-dites ne kurriz te idese se shtetit ligjor dhe te popullit shqiptar qe kurre nuk do ta pranoje rikthimin ne kohen e erret te partise-shtet e te shtetit-parti. do dite qe kalon e ben me te veshtire ekuilibrin e domosdoshem qe garanton stabilitetin e vendit - drejtoi apelin nderkombetareve Edi Rama.


Kryesocialisti tha gjithashtu se opozita eshte e gatshme per dialog e kompromis ne interes te Shqiperise e te shqiptareve po kurre nuk do ta pranojme statuskuone e regjimit te kusarise si stabilitet dhe as do te falim liri thelbesore te ketij populli per nje siguri te perkohshme qe vetem do te rendoje faturen e neserme te kesaj krize te jashtezakonshme.


Kreu i PS-se Jeta ime nuk vlen sa tre viktimat

TIRAN - I pyetur dje nga mediat se sa i kercenuar ndjehet ne momentin kur ka pasur tre persona qe kane dashur ta dhunojne kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha se jeta e tij nuk vlen sa jeta e atyre burrave qe u humben ne demonstrate.


Nuk kam asnje koment per kete pasi eshte gjeja e fundit ne bote per te cilen do tu merrja kohe qytetareve te ketij vendi por thjesht perseris qe jeta ime nuk eshte me e cmuar se jeta e atyre tre burrave te ndershem te pafajshem te cilet dolen ne rrugen e protestes per nje Shqiperi me te mire. Une jam me ta e me te gjithe ata qe jane ne kete rruge me te gjithe popullin shqiptar - deklaroi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›