shte gjalle Liza Vorfi

Liza Vorfi nderroi jete te shtunen ne shtepine e saj te perhershme ne Tirane. Ishte 88 vjec. Dje u percoll me homazhe nga holli i Teatrit Kombetar. Me 1945 ishte e para aktore qe hapi perden e Teatrit Profesionist te Tiranes.
Me 2008 Presidenti i Republikes e nderoi me nje titull te larte vleresim qe iu duk sa i vonuar aq edhe pa kuptim. Dje kreret e larte te shtetit u perkulen para saj dhe i njejti president iu dergoi familjareve fjale ngushellimi.
Ne korrik te vitit 2008 ajo ishte shprehur per Shekullin se ishte ndjere e survejuar ne vitet e punes ne Teatrit Popullor edhe nga kolege qe quheshin artiste thjesht ngaqe ishin komuniste.
Per shkak te denimit te te shoqit u largua perkohesisht nga skena deri sa erdhi pensionimi i parakohshem e bashke me te edhe plakja e parakohshme dhe humbja e kujteses. Te gjitha keto ne korrik te vitit 2008 ndersa u ngjit ne skenen e vogel te Teatrit Kombetar te merrte titullin Naim Frasheri i Arte akorduar nga presidenti aktual Bamir Topi nuk i kishte harruar dhe as falur. I ribotojme sot fjalet e saj.
Premte 11 Korrik 2008
Presidenti i Republikes nderon ne moshen 86 vjecare aktoren Liza Vorfi. Ikona e elegances dhe fineses se viteve pesedhjete u largua pa zhurme nga skena. Urdhri Naim Frasheri i Arte ne pleqerine e shtyre i duket pa kuptim
Presidenti i Republikes nderon sot me urdher pune nje aktore qe ka dyzet vjet qe ka dale ne pension. Naim Frasher i Arte per Liza Vorfin ne moshen 86-vjecare. Gruaja nuk ka me asnje komunikim me artin kurse me telashet e botes e lidh televizori.
Koha nuk leviz as kujtimet. shte mosha kur kujtesa e nderton te kaluaren qe ne rastin e Liza Vorfit eshte jeta e gjitha me nje gjuhe memece me ndjesira. Nuk kane vlere pergjigjet apo logjika dhe vendosja e sendeve ne vendet qe u takojne. Loja qe ben kujtesa provokon torture dhe per pasoje topitje te trupit.
fare ka ndodhur ka ndodhur. Gur kandari per te kaluaren do ishte vdekja e jo urdhrat e punes. Liza Vorfi ka sy te kalter te kthjellet. Ajo thote se nuk shikon dhe nuk degjon mire se duket e bukur ngaqe sapo ka dale nga pasqyra por portreti i saj eshte harta qe tregon ku e ka kaluar jeten.
Ka shume qe nuk e dine se Liza Vorfi eshte gjalle. Sot kane per ta pare ne kembe ne skenen e Teatrit Kombetar dhe kane per te marre me mend elegancen dhe finesen e rralle e cila qe nga koha e ikjes se saj dhe pensionimit te nje brezi te tere te bashkekoheseve te saj zor te jete kthyer ne ndonje trupe apo portret aktoreje shqiptare. Teknologjia e estetikes femerore ka ndikuar vec te tjerash edhe ne procesin e burrerimit vecmas kerkesave te kohes per ti kthyer grate ne force sociale.
Pak para se te niste lufta e dyte nje aktore e ikone si Marlene Dietrich me veshje gjysme mashkullore kendonte Quand lamour meurt dhe joshte duke tymosur ne kabare-bar ne Paris kurse nje 16-vjecare ne Shqiperi me uniforme elegante te institutit femeror Nana Mbretereshe kendonte ne Radio-Tirana Si dukat i vogel je.
Ishte Liza balerine dhe kengetare e edukuar me gjuhe te huaja ne standardet qe mund te pergatitej nje femer qytetare e botes.
I ati Ndue Vorfi mesues i gjuhes shqipe patriot nga Gjakova qe e la perfundimisht Kosoven me 1924 e nisi me studime ne Konservatorin e Romes. Librat freng me mbeten ne Pezaro. Sot mund ti kete dikush. Mbajne emrin tim. Babai me thirri te kthehesha ne atdhe. Po fillonte lufta.
Me 1945 mjaftoi nje ftese e Xhemal Brojes pse nuk vjen te besh teater i kish thene qe te behej Liza Vorfi e para aktore qe hapi perden e Teatrit Profesionist te Tiranes Teatri Popullor me pas se bashku me Behije elen me pjesen Xhido vene ne skene nga regjisori jugosllav Bozha Nikolic.
Regjisoret e huaj mbeten pervoja me e mire e Lizes ne Teater dhe ata qe vinin nga Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia. Ishte e vetmja drite profesionistesh ne atmosfere artistesh qe po behej komuniste pa e kuptuar. Denimi i te shoqit Emil Shirokes burgosja e tij si i rrethit te intelektualeve shqiptare qe kishin studiuar ne Vjene solli ne mesin e viteve gjashtedhjete perjashtimin e Lizes nga Teatri Popullor per nje vit.
Lizes i del vetiu nga ndonje skute e kujteses ndonje emer aktoreje pa talent qe njelloj si ate vete e ulin sot ne radhet e nderit. Pa talent po komuniste.
Ne mesin e ketij dimri njerezish ajo luante Dezdemonen e Shekspirit. Arapi i zi qe e mbyt nuk ishte nje burre xheloz por thashethemet pergjimi i jetes dhe humbja e lirise.
Syte e Lizes jane pak te trembur sikur po sheh nje film ku oborri i teatrit eshte mbushur me arape me duart para per te mbytur dike. Mara tek Permbytja e madhe mbetet roli me i dashur sepse nuk i hiqet nga mendja qe eshte ngjitur ne skene me temperature. Ankthi i asaj kohe kishte dhe anen e vet te bardhe.
Mara ta shohe njehere ne ekran te regjistruar ky eshte pengu i saj por nuk gjendet ne arkivat ne TVSH sic nuk gjendet asnje fragment ze i saj i regjistruar ne Radio-Tirana. Ben te shkosh sot e kesaj dite ske per te gjetur gje prej gjeje ne Radio-Tirana thote Liza dhe i celet nje buzeqeshje ironike.
Ajo mendon se ne fund te jetes njeriut i kthehet ajo qe ka dhene. Po ne rastin e saj nuk kane te bejne fare keto urdhra ne pleqerine e shtyre. Nuk do kishte turp ti quante turp.
Role te Liza Vorfit ne Teater
Elmira tek Tartufi
Beatrisa tek Sherbetori i dy zotnive
Dezdemona tek Otello
Aktorja tek Hamleti
Martirio tek Shtepia e Bernarda Albes
Julia Shevicova tek Morali i zonjes Dulska
Dorina tek Borgjezi fisnik
Dona Lucia tek Karnavalet e Korces
Marta tek Cuca e maleve
Mara tek Permbytja e madhe
Ne kinema ne filmat
Furtuna
Debatiku
Komisari i drites
Rrugicat qe kerkonin diell
Lulekuqet mbi mure
Ata ishin kater
Ne vinim nga lufta
Roli i fundit eshte kontesha tek Gjenerali i ushtrise se vdekur