Rama: Më 10 tetor, populli opozitar në protestë
TIRANE - Kryetari i PS-se, Edi Rama ka deklaruar sot se opozita do te nise protestat me 10 tetor.
Arsyeja eshte vjedhja e votave te 28 qershorit si dhe mungesa e demkracise ne vend.
"Mos hapja e dhjetëra kutive të dyshuara na detyron te protestojne per zbardhen e krimit elektoral", u shpreh Rama. Me heshje, Berisha nuk mund t'ia dale gjate, duke ftuar opoziten ne parlamnet dhe duke mos marre parasysh asnje nga kushtet tona, vijoi ai.
Ne jemi të detyruar përpara atyre që na kanë votuar më 28 qershor dhe Kushtetutës, të mbajmë qëndrim të prerë, të vendosur dhe që ka të bëjë drejtpërdrejt me legjitimitetin.
Ne nuk i pranojmë zgjedhjet si zgjedhjet që të mund të përcaktojnë fatet e vendit për katër vitet e ardhshme, nuk i pranojmë ato si model. Nëse raporti i arbitrit thotë që 30 për qind e procesit të numërimit u krye keq dhe shumë keq, kjo konfirmon ilegjitimitetin e tyre.
(vazhdon)