Vlorë- Fier, shpejtësia i merr jetën drejtuesit të mjetit
VLORË - Një 57 vjeçar mbeti i vdekur sot në rrugë. Ai po udhëtonte me mjetin e tij në aksin Vlorë-Fier, kur është karramboluar me një fugon dhe sipas policisë, faji ka qenë i viktimës. 57 vjeçari ishte një nga punëtorët e rrugës Levan-Tepelenë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 6.30 të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Ferras. Drejtuesi i Golfit 57 vjeçari Haki Zeka ka kryer një parakalim të gabuar që çoi edhe në asindetin e rëndë që i mori jetën. Ai ka tentuar të parakalojë me shpejtësi një fugon me targa VL 5798 C, që udhëtonte para tij, por nuk ka mundur të manovrojë. Në momentin e fundit përpara ka dalë një karrocë me kuaj. Ai ka dashur të ruajë karrocën e kuajve që i ka dalë përpara, por nuk ka mundur të shpëtojë pas përplasjes së fortë me fugonin. Policia e cila ka shkuar në vendngjarje, thotë se shkak i aksidentit është bërë parakalimi me shpejtësi të madhe.