Rama: Me Meten vota e mbrojtur nga vjedhja Rozeta Rapushi
Nga qyteti i Elbasanit, Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha se me LSI aleate vota e fitores ne zgjedhjet e ardhshme eshte me e mbrojtur nga vjedhja dhe koalicioni i majte me i madh. Gjate prezantimit te programit “Per nje Rilindje Shqiptare”, Rama premtoi se deri ne 23 Qershor, koalicioni i majte do te vazhdoje te zgjerohet. “Sot jemi koalicion me i madh, bashkimi yne me LSI ka ndryshuar vetem nje gje. Sot vota e fitores sone eshte me e mbrojtur nga vjedhja, ndersa Saliu dhe familja e tij jane me te vetmuar ne humbjen e tyre. Por koalicioni yne do te jete edhe me i madh deri diten kur do te regjistrohet, kur te hyje ne fushen e betejes, ndersa Saliu dhe partia e tij familjare akoma me i vetmuar”, - u shpreh Rama. Duke folur edhe per pikepyetjet e ngritura per drejtesine e ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit, kreu socialist replikoi edhe me zedhenesen e selise blu, Laura Vorpsi, per akuzat e djeshme po per kete ngjarje. “Sot e gjora ime Laura doli per te qare ne emer te urdheruesve te vrasesve te 21 janarit, per 21 janarin. Une do t’i thosha nga ketu, mos u merzit Laura, 23 qershori do t’i hape rruge drejtesise per 21 janarin, por do te shpetoje edhe ty edhe Partine Demokratike nga pergjegjesi me i madh i 21 janarit”, - tha Rama. Kreu socialist u ndal me pas me radhe ne te gjitha pikat kryesore te programit per Rilindje. Duke ju referuar vrasjeve dhe aksidenteve tragjike qe kane ndodhur ne 24 oret e fundit, Rama tha se krimi eshte rritur dhe vazhdon te rritet me ritme galopante sepse kupola e policise shet operacionet e saj. Nderkohe qe premtoi se Partia Socialiste ne pushtet, do te riktheje dinjitetin dhe forcen uniformave blu brenda 100 diteve te para te qeverisjes. Me pas, Rama u ndal tek bujqesia, ku deklaroi se PS ka propozuar heqjen e TVSH-se per makinerite dhe farerat bujqesore, heqjen e akcizes se naftes per kete sektor, propozime qe sipas tij jane rrezuar nga Partia Demokratike, ndersa keto dite kjo e fundit i propozon ne Kuvend si risi. “Sot Shqiperia, vuan papunesine e madhe, varferine e madhe dhe mbi te gjitha varferine e aspiratave. Shqiperia pas 23 qershorit, do te rilinde pasi cdo kush mund te flase lirisht, mund te jetoje e mendoje lirisht”, - tha Rama. sipas tij, modeli aktual ekonomik ka marre fund, nuk prodhon me dhe vendi ka nevoje per nje model prodhues dhe rritje ekonomike me punesim. Ne kete kuader, ai premtoi se PS do te transformoje teresisht programin e ndihmes ekonomike qe ka degraduar ne nje program per te marre peng njerezit e varfer per ti kthyer ne skllever elektoral. “Njerezit fare mire mund te perfitojne te ardhura permes punes dhe jo te trajtohen me lemoshe. Ne, do e kthejme ne nje program te riintegrimit shoqeror dhe do i japim mundesine te kene nje pune”, - siguroi Rama.