E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Me popullin n protesta

Kryetari socialist Edi Rama ne fillim të mbledhjes së grupit të deputetëve deklaroi se opozita do të jetë bashkë me popullin në protesta për transparencën e zgjedhjeve, ndërsa në parlament socialistët do të jenë për të kërkuar vetëm zbardhjen e krimit elektoral.

Në praninë e mediave, Rama theksoi se vendi është në varfëri e në krizë ekonomike, ndërsa theksoi se ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se situata politike nuk ka marrë ende rrugën e zgjidhjes.

"Përmes transparencës, parlamenti mund të jetë i Shqipërisë dhe jo i qeverisë", u shpreh Rama.

Ndërkohë mbledhja e grupit kuvendor vijon pa praninë e mediave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›