E Shtunë, 31 Tetor 2026

PPE: Bojkoti e protestat, dëmtojnë vendin

Bruksel, 25 mars, NOA - Praktikat bllokuese ndaj punës normale të institucioneve kryesore në vend, si edhe protestat e dëmtojnë vendin në rrugën e tij drejt procesit të integrimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Një fakt të tillë e ka pohuar sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Europian, Joseph Daul, i cili ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.

Sipas tij, përsëritja e bojkotit nga opozita do të dëmtonte imazhin e Shqipërisë, prandaj tha se është më mirë që Partia Socialiste tu drejtohet gjykatave nëse pretendon që të zgjidhë çështjen e hetimit të zgjedhjeve.

Ndërkaq, tre eurodeputetë kanë pohuar dje se Shqipëria duket se përmbush kushtet teknike për liberalizimin e vizave, dhe kjo ka shumë rëndësi për ecurinë e procesit, pavarësisht konflikteve aktuale politike.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›