E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Me zemër e trup në rrugë kundër qeverisë

Kryetari i PS, Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij për numërimin e votave të kontestuara që po bëhet në KQZ, që sipas tij janë tërësisht në shkelje me ligjin.  Duke folur para mediave Rama ka theksuar se fitorja e tij është e padiskutueshme dhe është konfirmuar edhe nga faktori ndërkombëtar. Ai foli për revolta popullore kundër qeverisë pasi sipas tij është prishur dhe ajo bashkëjetesë e brishte me qeverinë aktuale.  Ndodhi çfarë nuk duhet të ndodhte jo për mua, por për ekuilibrat në vend, pas këtij akti Shqipëria nuk është më vendi që ishte sepse u dëmtua edhe ai pak ekuilibër të brishtë që ekzistonte, duke bërë që të përmbysen dhunshëm zgjedhjet për të përmbysur demokracinë. Kjo është përmbysje që e kthen Shqipërinë në vendin që për pushtetin asgjë e paligjshme nuk është e pamundshme, kur vidhet e dhunohet hapur e paturpësisht, opozita dhe partia më e madhe e vendit, imagjino çmund të ndodhë nesër me qytetarët dhe jetën e punën e tyre. Ne padyshim me të gjitha sakrificat që kërkon mbrojtja e së vërtetës, detyra jonë dhe e imja është të ndalim rrokullisjen e Shqipërisë dhe të ngjitemi në majën e lartë se ky popull meriton të ecë i pashkelur në rrugën e lirive. Me zemër e me trup të zbrapsim qeverinë që me gjithë fuqinë e saj po merr peng institucionet e popullin sovran, deklaroi kreu i Partisë Socialiste. Rama u bëri thirrje qytetarëve që të gjithë të revoltuarit të dalin në rrugë bashkë me revoltën, pasi e kanë kuptuar që vetëm vota e bën jetën më të mirë, dhe ta nxjerrin votën legjitime në rrugën e madhe të së drejtës, të ngrihen në këmbë për ti thënë kurrë më atyre që vjedhin votën për të vjedhur Shqipërinë. Në Edi Rama tha: Kjo është e vetmja rrugë për një popull që jeton në skllavëri, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, të gjithë në këmbë, të gjithë në rrugë, në kërkim të së vërtetës. I falenderoj të gjithë ndërkombëtarët për gjithçka që bën deri këtu, por si njeri dhe si prind dua që shqiptarët të shohin ditë më të mira, madje u bëj thirrje të gjithëve të mos e lënë Shqipërinë të bjerë në rrokullimë, por të bashkohemi të gjithë kundër kësaj qeverie. Duke folur për atë çfarë po ndodh në KQZ ai tha se ishte i gatshëm të pranonte çdo rezultat nga numërimi që u bë në sy të gjithë botës, por në fakt është pala tjetër sipas tij që nuk po e pranon humbjen dhe po numëron vota të pavlefshme.  Shpreh shqetësimin për çfarë ka ndodhur sot dhe për çka mund të ndodhë nesër, pas këtij numërimi të paligjshëm të votës së popullit përmes KQZ-së. E panë dhe e dëgjuan të gjithë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar se ne fituam zgjedhjet. Fitore e qartë, edhe pse me 10 vota, ka deklaruar Rama.  Sipas tij, manipulimi i procesit, që ka si autor kryeministrin, ka filluar që më 8 maj kur Berisha ka kërkuar sipas tij që PS të pranojë rezultatin. Në kryeqytet ekziston një diferencë e madhe votash mes nesh dhe rivalit tonë. Saliu kërkoi që në fillim të numërimit që unë të pranoja rezultatin. Kohë të tëra, para 8 majit dhe ditën e votimit, të gjithë e dinin që unë isha i gatshëm ta pranoja rezultatin. Por vota e popullit na ndan dhe më 8 maj doli fitorja jonë dhe humbja e Saliut, ka pohuar Rama. Kjo fitore e qartë na ka nxjerrë forcën më të madhe politike në vend, me diferencën më të madhe të votave në vend. Por po ashtu, kjo fitore na ka bërë më të përulur para njerëzve, interesave kombëtare. Me këtë vetëdije ishte mesazhi ynë i gatishmërisë për të hapur një faqe politike të re për vendin, ka vijuar ai. Lideri i opozitës ka akuzuar kryeministrin, se përmes KQZ-së po realizon një revansh antiligjor për të sunduar vendin me regjimin e tij. Saliu zgjodhi mospranimin e rezultatit dhe një revansh antiligjor. Ska më keq për një vend që meriton më shumë. Vendi sundohet nga një politikë e pafytyrë që është kthyer në një regjim. Me drejtimin e Saliut, KQZ është kthyer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Komisionin Qendror të vjedhjeve, ka theksuar Rama. Ai ka shtuar më tej se kryeministri Berisha, përmes përdorimit të votave sipas tij të pavlefshme, po përmbys në mënyrë të dhunshme rezultatin e zgjedhjeve, duke i imponuar regjimin e tij shoqërisë shqiptare. KQZ, në shkelje të ligjit, vodhi rezultatin dhe hapi ferrin për të drejtat e njeriut dhe qytetarit. Kanë qenë vota të pavlefshme dhe pikë. Kutitë nuk mund të hapeshin. Kjo përmbysje e dhunshme cënon stabilitetin e shoqërisë, që nuk do ti përkasë oborrit të kësaj qeverie. Demokracia shqiptare po përpëlitet. Qytetarët ndodhen përpara një sistemi të tërë dhune, padrejtësie dhe korrupsioni, ka shtuar Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›