E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani hap kutitë, 16 fletë votimi për Bashën, 7 për Ramën

UPDATE- KQZ ka nisur te numeroje fletet e kontestuara, duke i cilesuar ato te vlefshme. Nga jashte KQZ eshte e rrethuar me qindra forca policie. Deri tani janë numeruar 11 kuti në KZAZ 47, 16 vota i kalojnë Bashës, 7 Ramës. KQZ po vendos vetem me votat e mazhorances.

***

Deputetët dhe simpatizantët e PS-së, pas orëve të tëra para ambienteve të KQZ-së, janë larguar. Ata janë drejtuar në ambientet e Partisë Socialiste, ku dhe do të mbahet një takim i grupit parlamentar.

Në këtë takim pritet që të vendosen hapat e mëtejshme që do të ndërmerren, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

***

KQZ  ka miratuar aktin normativ qe kerkon numerimin e votave te kontestuara duke i njohur si te vlefshme. Tensioni eshte i larte. Ristani ka kerkuar te numerohen menjehere fletet brenda KQZ.

***

Disa deputete kane mundur te hyjne brenda oborrit te KQZ, duke kaluar rrethimin e pare, por e kane arritur nje gje te tille me kosto pasi jane perplasur fizikisht me policine. Kjo eshte e paprecedent ne historine e nje vendi qe pretendon te jete demokratik, ku policia te dhunoje deputetet.

***

Situata para ambienteve të KQZ-së është tensionuar në maksimum, pas vendimit të Arben Ristanit për mos të lënë deputetët e PS-së të hyjnë në mbledhje.

Kjo ka shkaktuar irritimin e mbështetësve të PS-së, të cilët janë përplasur me policinë. Situata mbetet e tensionuar.

6 deputetë të PS-së kanë mundur që të kalojnë me forcë kordonin e dendur të forcave të policisë dhe ndodhen në ambientet e KQZ-së, ndërsa deputetët e tjerë vazhdojnë që mos të lejohen nga ana e policisë që të hyjnë.

…

Mbledhja e KQZ-së e cila pritet të zhvillohet paraditen e sotme ka mobilizuar në maksimum policinë. Dhjetra prej tyre ndodhen aty.

Para KQZ-së kanë shkuar qindra simpatizantë të opozitës, pas thirrjes së PS-së për të qenë të pranishëm. Mësohet gjithashtu se nga të gjitha rrethet e Shqipërisë po mbërrijnë qindra mbështetës së PS-së, për tu ndodhur para KQZ-së.

Situata është e tensionuar, ndërsa mësohet se KQZ-ja nuk do të pranojë sërish gjatë mbledhjes së sotme praninë e deputetëve të PS-së në sallë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›