E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Meta Fitojme deri ne 80 mandate

Në një konferencë të përbashkët për media, rreth 48 orë para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta shprehën besimin e plotë për fitoren në këto votime, ndërsa ftuan shqiptarët që të marrin masivisht në këtë proces.

"Ne do t'ia dalim të nxjerrim rezultatin që presim. Rezultati ynë do të jetë 77 deri në 80 mandate", tha Rama. Ndërsa Meta vlerësoi fushatën e organizuar gjatë këtij muaji elektoral dhe shprehu besimin për arritjen e standardeve në zgjedhje pavarësisht vështirësive. "Berisha duhet të pranojë më në fund zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të sigurt që Aleanca për Shqipërinë Europiane do të fitojë 80 mandate", tha Meta. / Top ChannelFushata 2013
Tiranë, policia plan masash
Berisha: Do të zhvillojmë Ballshin
Sequi: Mungon besimi tek procesi zgjedhor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›