E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Meta Meritojme statusin

E premte 28 Shtator 2012 2155 RAMA-METAKongresi i Socialisteve Evropiane i cili nis punimet te shtunen ka bashkuar ne Bruksel ne te njejten tryeze dy drejtuesit e majte ne Shqiperi kreun e PS Edi Ramen dhe ate te LSI Ilir Meten. Gjate dites se premte ata moren pjese ne takimin e lidereve te Ballkanit. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka marre mbeshtetjen e lidereve socialiste evropiane ne procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Kreu i selise roze ka theksuar gjate fjales se tij se vendi yne e meriton marrjen e statusit kandidat ndersa ka vene theksin tek rendesia e vigjilences per zgjedhjet e vitit te ardhshem. Gjate takimit mesohet se ka qene i pranishem edhe komisioneri per zgjerimin i BE-se Shtefan Fyle. Nga ana e tij edhe kreu i LSI-se Ilir Meta teksa ka vleresuar progresin e bere nga Shqiperia vitin e fundit ka theksuar se vendi yne e meriton kete vjeshte marrjen e statusit te kandidatit. Mesohet se gjate qendrimit ne Bruksel Meta eshte takuar edhe me zv. drejtorin e pergjithshem per zgjerim te Komisionit Europian Stefano Sanino. Edhe pse kane qene bashke ne te njejtin aktivitet mes Rames dhe Metes nuk mesohet te jete zhvilluar ndonje takim i vecante.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›