Rama Meta e Topi ne ldquoTop-Storyrdquo

I spostuar në ditën e fundit të fushatës në Sheshin e Flamurit, “Top-Story; Shqipëria Vendos 2013”, në fund të kësaj maratone elektorale të nisur pesë të javë më parë, ishte i pranishëm në Vlorë, ku Partia Socialiste i bëri një fund spektakolar mbylljes së fushatës së saj, në dysh nga Shkodra dhe Vlora.
Edi Rama, kandidati për kryeministër i kësaj force, gjithashtu kreu një udhëtim të ndarë në dysh, me gjysmën e parë në Shkodër dhe më pas me helikopter mbërriti në Sheshin e Flamurit, ku mbajti fjalimin përmbyllës, duke i bërë thirrjen e fundit shqiptarëve të pavendosur për të votuar kandidaturën opozitare. Kjo ka qenë një fushatë ku më shumë se sa me forcën e slloganeve, partitë janë përpjekur të përdorin forcën e arsyes dhe vetëm një ditë më Zgjedhje 2013Apeli i OSBE për zgjedhjet“The Guardian” dhe “BBC” për zgjedhjetDiplomati: Zgjedhjet, si në filmat e Tarantino-s parë, në studion e “Top-Story”, kryeministri Berisha iu përgjigj pyetjeve me sfond politik të Sokol Ballës, duke parashtruar edhe ofertën e tij elektorale. Natyrisht, në këtë maratonë ne nuk mund të linim disa faktorë të rëndësishëm politikë që do të kenë një ndikim të rëndësishëm në ditën e zgjedhjeve, si Fryma e Re Demokratike, e kryesuar nga ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe LSI e Ilir Metës, që së bashku me socialistët, janë tre forcat kryesore që kundërshtojnë qeverisjen aktuale. Në një farë mënyrë, ndërsa Topi synon të marrë sa më shumë mandate për forcën e tij, FRD mund t’i sjellë një dëm real dhe të jetë përcaktues në zgjedhje, duke dëmtuar votën e Partisë Demokratike, ndërsa në kampin e majtë, bashkimi me Metën ka sjellë një lloj qetësie dhe optimizmi për një rikthim në pushtet të së majtës. Por, a do të realizohen këto pritshmëri në një proces zgjedhor që ende ka shumë dyshime për transparencën dhe rregullsinë e tij? Për të gjitha këto, i ftuari i parë në studion e “Top-Story”, ishte vetë zoti Topi. Sokol Balla - Zoti Topi, mirësevini në këtë studio në ditën e fundit të fushatës, për të cilën duam një vlerësimin tuaj. Bamir Topi - Ka qenë një fushatë shumë interesante në këndvështrimin tim, kam parë shumë kolegë dhe njerëz të impenjuar e kam pasur rastin të takoj shumë qytetarë. Kam dëgjuar dhe përceptuar shumë mbështetje për FRD-në dhe shpresoj që kjo lloj audience do të përkthehet në mbështetje me votë në datën 23. Sokol Balla – Zoti Topi, riktheheni në fushatë pas 6 vitesh. Në fushatën e shkuar, ishit përkrah kryeministrit Berisha në kërkim të një kryebashkiaku të ri për Tiranën. Tani ktheheni në një fushatë kundër Berishës. A nuk bën jeta shaka të bukura? Bamir Topi – Përgjithësisht, nuk niesem me motive për të qenë kundër, por për të ndjekur një rrugë alternative e jo për t’u kthyer në fushatë negativiste. FRD është një parti e re politike që ka grumbulluar shumë përvojë, institucionale e politike, me një program të detajuar dhe mbi bazën e mendimeve e përvojave të shumë ekspertëve që aderojnë në partinë tonë. Natyrisht që brenda fushatës ka pasur edhe vlerësime politike për qeverisjen, për mënyrën se si pushteti ka futur në dorë të gjithë shtetin, pasi në raportin politikë, parti, shtet, ne i japim përparësi shtetit sepse vetëm kështu i jepet fund tranzicionit të trazuara dhe të tejzgjatur politik në Shqipëri. Sokol Balla - Pavarësisht sensit qytetar që i keni dhënë fushatës suaj, një prej incidenteve më të rënda ndodhi me kandidatin tuaj për deputet në Fier, i rrahur barbarisht gjatë ditëve të fushatës. Bamir Topi - Unë nuk dua të ngre një lidhje të shkurtër për të paragjykuar situatën, por ka qenë një akt i shëmtuar dhe besoj se nëse ka diçka që duhet të mbetet nga ai akt, ishte mjedisi kundërshtues që krijoi për cilindo që mendonte të tentonte të tensiononte më tej situatrën e klimës elektorale. Përsa i përket kësaj ngjarje besoj se drejtësia dhe institucionet, pas zgjedhjeve do të mbajnë qëndrimin e tyre. Sokol Balla - Megjithatë, ky incident tregoi se kjo fushatë nuk është jetike vetëm për ju. Këto zgjedhje janë padyshim jetike për socialistët, pasi një disfatë e re do të sillte një cikël të ri tepër të vështirë në opozitë, por edhe humbja për demokratët do të sillte një spirale riorganizimi. Por, sa të rëndësishme janë zgjedhjet për vendin? Bamir Topi - Këto zgjedhje i shoh në funksion të Shqipërisë dhe jo të interesit të socialistëve e demokratëve apo partive të tjera. Tek e fundit, çdo parti politike sot dhe mbas dy ditësh do të garojë për pushtetin politik, por duke parë në retrospektikë se çfarë ka ndodhur, si janë ndërtuar ligjet, si është ndërtuar kushtetuta në funksion të rritjes së autoritetit, duke kaluar në autoritarizëm, ka sjellë një klimë mbytëse dhe aspak demokratike të partive politike e kjo transportohet në fushatë elektorale. Listat bëhen nga kryetarët e partive e besoj se është shumë e rëndësishme për të evidentuar që kemi një rënie në standartet e demokracisë, tek fryma që ekziston në partitë politike dhe transportiohet në mjedisin parlamentar. Gjithçka në këndvështrimin tim është bërë në dëm të shtetit dhe besoj se zgjedhjet do të jenë shumë të rëndësishume për të ardhmen e vendit. Kjo mazhorancë e nisi si mazhorancë me një shumicë të dobët dhe përfundoi si minorancë, duke huazuar deputetë nga ana e opozitës, duke treguar se për të nuk ka rëndësi ideali dhe investimet e njerëzve në këtë parti, por për këtë parti ka rëndësi vetëm pushteti. E lideri që është sot në maxhorancë, që i kanë mbetur edhe 2-3 ditë në politikë, vazhdon t’i interesojë më shumë karrigia e tij personale dhe aspak ideali e pikat e programit që i ka lënë në harresë. Sokol Balla – Në kuadër të kësaj deklarate, të vjen në mendje se konflikti juaj i parë serioz me Berishën ndodhi kur u afrua në koalicion Lefter Xhuveli. Bamir Topi - Nuk ka pasur të bëjë me ndjesi personale, pasi për mua parimet kanë qenë gjithmonë shumë të rëndësishme. Të bisedosh në një rrafsh parimor, të nisësh konfigurimin e një qeverie me një person që vinte nga nomenklatura e majtë, do të thotë që që nga dita e parë, filluan të tradhëtohen ato politika dhe ndjesi që i kishim ekspozuar së bashku. Sokol Balla – Zoti Topi, flasim për zgjedhjet dhe infrastrukturën e tyre. Dalja jashtë loje e votimit dhe numërimit elektronik e makinave lexuese të kartave të identitetit, rikthen standartet në 2009-n. A do të jenë zgjedhjet të lira dhe të ndershme? Bamir Topi - Së pari unë besoj tek portreti dhe profili i politikës i atyre që janë provuar se nuk janë në gjendje të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dështimi elektronikës është një dështim ekzemplar i asaj që ka për detyrë të administrojë zgjedhjet, me pak fjalë qeverisë. Më shumë se dështimi i teknologjisë dhe humbja e parave të investuara, ka humbur edhe kredibiliteti i kësaj qeverie për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme e kjo shton impenjimin e të gjithë njerëzve për të kundërshtuar këtë makinacion. Fatkeqësisht, KQZ nuk ka afruar asnjë garanci dhe këta persona që e drejtojnë KQZ-në kanë dëshmuar tipare të fanatikëve në favor të pushtetit. Sokol Balla - Prishja e projektit për makineritë e leximit të kartave, për ju është një paaftësi apo diçka e qëllishme? Bamir Topi - Në të dyja rastet është diçka ëshumë e rëndë sepse politika, shoqëria, por edhe partnerët ndërkombëtarë kanë diskutuar gjatë për pritshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe nëse gjërat dështojnë në këtë mënyrë, qoftë për paaftësi apo mënyrë të qëllimshme, pak ndryshon në këtë këndvështrim. Instritucioni më i rëndësishëm në demokraci është ai i zgjedhjeve dhe të gjitha institucionet e tjera vijnë e ndërtohen nëse ke zgjedhjet demokratike. Fakti që ne jemi ende në këtë fazë, e askush nuk e ka mendjen tek rezultati, por të gjithë mendojnë, thonë e paragjykojnë në do të jenë zgjedhje të ndershme, me interferenca apo manipulime. Pra gjithmonë shkon në mënyrë të dukshme paragjykimi për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Edhe nëse ka paragjykim, nuk ka problem të ketë, sepse ai i impenjon palët qofshin ata që janë sot në mazhorancë apo opozitë. Mbi të gjitha, kjo lidhet me mesazhin që e kam thënë vazhdimisht, një parim jo vetëm inerci e bagazhit presidencial, që ne si FRD kemi një karakter fortë. Duke parë indiferentizmin e të shkuarës me gjysmën e popullsisë, ne kemi bërë thirrje dhe unë sot bëj thirrje nga kjo studio që njerëzit të dalin në votime, të shfrytëzojnë këtë instrument të mrekullueshëm të demokracisë, e sa më shumë të dalin, aq më shumë ata që mund të jenë recitivist në konsumimin e kësaj vepre të manipulimit, do të dalin jashtë mundësisë për të çuar zgjedhjet padrejtësisht në interes të tyre. Sokol Balla - FRD, një parti e re e qëndrës së djathtë, që në të gjithë sondazhet evidentohet si një prej varrmihësve të mundshme të Partisë Demokratike. Mendoni se mund të etiketoheni si të tillë nga ish-përkraësit tuaj në Partinë Demokratike? Bamir Topi - Në të gjithë profilin tim njerëzor dhe politik, duke u nisur qoftë nga një retrospektivë e profilit njerëzor, institucional e politik, unë nuk kam shfaqur asnjëherë tipare destruktive në funksion me një proces të caktuar. Ne jemi futur në garë pa patur parasysh kujt i prish pune, por me qëllim që të rregullojmë punët e Shqipërisë, që zgjedhjet e reja të kerën rastin e mundësinë që të çojnë në Parlament njerëz të moderuar, që të japin atij Parlamenti mundësi të mos jetë konfliktual, që të bëhet një debat politik racional e të miratojë ligje që do ta çojnë Shqipërinë në mënyë të padiskutueshme në BE. Sokol Balla – Në këtë studio, keni thënë që pas zgjedhjeve nuk përjashtoni një riafrim me Partinë Demokratike pa Berishën dhe gjithashtu u shprehët në favor të rotacionit, diçka që e përsëritet edhe sot. Si mund mund të pretendoni që të bashkoheni me Partinë Demokratike, me një rotacion potencial që mund të ndodhë edhe prej fajit tuaj. Bamir Topi – Parimi im kryesor është rotacioni, është një parim themelor i një demokracie funksionale që pushteti herë pas here ndryshon. Vetëm në vendet ku demokracia nuk është prezente, ku diktatura pavarësisht stadit është e instaluar, qytetarët nuk kanë shasne të gëzojnë rotacion. Në këtë studio kam thënë një shprehje të një personazhi që kam për zemër, Henry Kissinger (ish-Sekretar Amerikan i Shtetit), që tha askush nuk duhet të dëshpërohet në demokraci kur ndodh rotacioni. Opozita e sotme, potencialisht është një mazhorancë e së nesërmes, koha vazhdon, kalojnë katër vite, demonstrohet nëse ka qenë e suksesshme apo jo dhe provojesh sërisht përpara qytetarëve në votime. Unë, në çdo kohë dhe sidomos në kontekstin real, jam për rotacion. Unë besoj se shoqëria shqiptare sot ka domosdoshëmri për rotacion politik dhe nuk kam parasysh kush vjen e kush ikën, por ai Kuvend mund të ndërtohet në atë mënyrë që të frenohet dëshira për karrige kryeministrore, e të ndërtojë atë qeveri që nuk do të mendojë për fatin e individit, por për të ardhmen e qytetarëve shqiptare. Si ka mundësi që në Shqipëri, liderat kryesorë politikë kanë frikë nga debati e shpenzojnë miliona euro për flamuj? VAZHDON / Top Channel