E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Meta mbron qeverinë britanike nga unë! Nuk ka cipë. Për Shqipërinë duhet të jemi një, jo të ndarë

Kryeministri Edi Rama, ka shkëmbyer replika në distancë me kreun e PL-së, Ilir Meta, duke i’u referuar një interviste që ky i fundit ka dhënë për një media britanike, në të cilën ka kritikuar kreun e qeverisë shqiptare, lidhur me qëndrimet e tij ndaj autoriteteve britanike sa i përket trajtimit të shqiptarëve në MB.

Sipas Ramës, kur çështja shtrohet për tu dalë në mbrojtje  shqiptarëve, të gjithë duhet të jemi një dhe të mos vijohet si nga 1912 e këtej që vetëm i përbaltin shqiptarët, sipas interesave të ditës.

Nga Lushnja, gjatë një takimime të rinjtë, kreu i qeverisë shqiptare, me tone të forta, i cilësoi akuzat e Metës ndaj tij si “një lloj faqezezëllëku”, dhe pjesë e një kategori shqiptarësh “që nuk i ndahen këtij vendi si mallkim”.

“Nuk kanë asnjë lloj cipe. Iliri ka shumë arsye. I ikën mendja e kokës. Ilir Meta mbron qeverinë britanike nga unë! Janë në gjendje të bëjnë gjëra nga më të hatashme. Kur vjen puna tek Shqipëria dhe shqiptarët, ne duhet të jemi një. S’kemi arsye pse të jemi të ndarë, fare. Nuk kemi arsye që kur të ulemi në tryezë me të tjerët, të jemi inferior. Sa ka në Londër, çuna që nuk e shohin dot me sy PS-në? Sa ka komentatorë në Facebook-un tim, që nuk lënë gjë pa thënë? Por unë në anglisht jam mbrojtësi i tyre më i madh sepse përpara çdo gjëje tjetër është Shqipëria.“,- tha Rama.

Kryeministri, në fjalën e tij, bëri edhe një koment për Berishën, duke u shprehur jo pa ironi se i shpalluri “non grata” nga Britania e Madhe,  del dhe ai në mbrojtje të qeverisë britanike.  

“Del një soj shqiptari në sojin e Metës dhe mbron qeverinë britanike nga unë! Ça është ky? Nuk e di, ose më saktë e di, po ta mbyllim këtë muhabet dhe të vazhdojmë me muhabete tjera, që mos të them pastaj ai tjetri, një “non grata” nga Britania, del e mbron Britaninë nga Edvini!”- theksoi Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›