Berisha: Rama fatkeqësia që shqiptarët largohen nga vendi!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeministrin socialist Edi Rama, se me qeverisjen e tij po detyron shqiptarët të largohen nga vendi.
Në një komunikim me ndjekësit e tij në Facebook të shtunën, kreu i grupimit të Rithemelimit në ppD Berisha tha se “Në Shqipëri, problematikat shtohen çdo ditë, varfërimit dhe mjerimit të shqiptarëve u shtohet cinizmi i këtyre qeveritarëve me në krye Edi Ramën”.
Ai tha se në këto momente kur Shqipëria është kthyer në kombin e gomoneve, Rama është kryeministri më I kushtueshëm në botë. “Shpenzon 22 milionë euro për 137 fluturime me çarter dhe si skuth si përgjigje ndaj këtij akti ka vetëm mashtrimin” tha Berisha.
Si dhe më parë Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës duke e konsideruar “… një armik i egër i lirive të shqiptarëve”.
zoti Berisha deklaroi se kryeministri Rama “e ka shndërruar sistemin e votimit në një sistem fiktiv njëlloj si në diktatura”. “Ky është shkaku kryesor dhe më themelor pse shqiptarët mbushin gomonet në aventurën e tmerrshme në kanalin e La Manshit” tha zoti Berisha.
/ RTSH.AL /