E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Mirënjohje dhe respekt për të gjitha gratë shqiptare

Mirënjohje dhe respekt për të gjitha gratë të cilat kontribuojnë në jetën shoqëore të vendit. Kështu iu drejtua kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama grave socialiste në një takim në hotel Sheraton për festën e 8 Marsit. Sipas tij duhet të rritet përfaqësimi i grave në të gjitha institucionet e vendit duke theksuar se PS-ja do të ketë një projekt për riaktivizimin e rolit të gruas dhe një qasje të re jo vetëm org anizative por edhe programore.
Ndërkohë Rama theksoi se festa e 8 marsit i gjen të gjitha gratë shqiptare në një krizë politike dhe ekonomike në kurriz të tyre. Sipas tij kjo krizë ekonomike po i përball gratë me vështirësi të të mëdha duke theksuar se nënat janë ata që po i vuajnë më shumë këto vështirësi.
Gjithashtu edhe në ditë feste kryetari i PS-së Edi Rama nuk la pa përmendur edhe hapjen e kutive duke theksuar se është e rëndësishme që mos të harrohet e vërteta. Sipas tij çështja e kutive lidhet me të drejtat e mohuara dhe qoftë me atë të krizës ekonomike që vazhdon të gërryejë shoqërinë dhe familjen shqiptare. Ai shtoi gjithashtu se pa ndryshuar fatin e kutisë së votimit nuk mund të ndryshohet kjo qeverisje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›