Dade: Zëri i grave do të dëgjohet më fort në Kuvend

Sot është festa jonë e përbashkët. Kështu iu drejtua deputetja e PS-së Arta Dade grave socialiste në një takim në hotel Tirana me rastin e festës së 8 Marsit. Dade duke treguar rolin e madh të grave në politike theksoi se zëri i tyre do të dëgjohet më fort dhe kjo është sfida më e madhe për gratë socialiste në parlament. "Së bashku do të ndryshojmë për një jetë më të mirë theksoi Dade duke shtuar se shpreson se gratë socialiste do ta realizojnë këtë ndryshim.
Ndërkohë deputetja e PS-së Ermelinda Meksi duke uruar gratë për festën e 8 Marsit theksoi se beteja më e madhe është përfaqësimi i të gjitha grave në Parlamentin shqiptar. Sipas saj duhet të bëhet një politikë reale dhe gratë socialiste i duhet të jenë politikane dhe të ndryshojnë mentalitetin për rolin e gruas në politikë.