Rama Mirepresim Sterkajn ne PS

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama pershendeti largimin e deputetit Paulin Sterkaj nga gjiri i mazhorances.
Sipas Rames Sterkaj ka treguar kurajo dhe nuk duroi situaten e genjeshtrave dhe te grabitjeve ne oborrin e pushtetit.
Ka njerez qe jane lene jashte oborrit apo kane qendruar jashte tij qe e kuptojne se si jane realisht punet. Shpresoj qe te kete edhe te tjere deputete qe do ta kuptojne sa me pare situaten tha Rama.
Kreu socialist shprehu gatishmerine per ta mirepritur deputetin Sterkaj ne rast se ai do te kerkoje te hyje serish ne grupin parlamentar socialist.
Nuk ka perjashtime te perjetshme dhe nuk ka gabime te pashlyeshme tha Rama per Sterkajn nje ish-deputet socialist qe u perjashtua disa vite me pare pasi votoi ne favor te zgjedhjes se presidentit Bamir Topi ne parlament ne nje kohe kur mazhoranca nuk i kishte numrat e nevojshem.