Mitrovice digjet kioska e UNMIK-ut
Gjate nates ne Mitrovice persona te paidentifikuar i kane vene flaken nje kioske qe do te vendosej ne tregun e gjelber te qytetit ne kuader te nje projekti te UNMIK per heqjen e kioskave nga rruget.
Lajmi eshte konfirmuar nga zedhenesi i policise rajonale ne Mitrovice Besim Hoti sipas te cilit zjarri mund te jete vendosur nga pakenaqesia e qytetareve ndaj dislokimit te tregut nga qendra e qytetit.
Hoti ka deklaruar se flaket jane shuar nga njesite e zjarrfikesve dhe ka raportuar se nga ngjarja nuk rezultojne persona te lenduar.
Zedhenesi ka shtuar se strukturat e policise rajonale po punojne per identifikimin e personave pergjegjes dhe per zbardhjen e shkaqeve te zjarrvenies.