E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Misioni im është të çoj Shqipërinë në BE

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Gjatë një interviste televizive në “Opinion” kryeministri Edi Rama u pyet nëse ka menduar ndonjëherë të largohet nga posti i kryeministrit.

Rama u përgjigj qartë, “jo, sepse ju shpeshherë ose të gjitha herët e merrni në mënyra të ndryshme, por asnjëherë siç e them unë atë që them”.

Rama theksoi se angazhimi i tij është i përkushtuar dhe i vazhdueshëm, duke e parë detyrën e kryeministrit jo thjesht si një post, por si një përgjegjësi dhe mision ndaj vendit.

“Unë nuk e kam parë kurrë këtë as si një punë, as si një profesion, as si një rastësi, e kam parë si mision”, tha Rama.

“Misioni im është që ta çoj, me ndihmën e Zotit dhe shqiptarëve, Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, deklaroi kreu i qeverisë.

(Intervistë e realizuar më 4 dhjetor 2025)

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›