Rama Mocioni per Topallin nese deshton miratimi i rezolutes se PS

Deklaratat e tjera Nga kutite nuk u terhoqem leshuam per integrimin e vendit. Dhe premtimi Protestat nisin neser ne Elbasan me pas ne disa qytete kryesore
Tirane 25 Nentor 2010 NOA - Partia Socialiste do te beje nje mocion shkarkimi per kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli nese nuk miratohet rezoluta e paraqitur ne Kuvend nga opozita.
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi sot ne emisionin Top Story ne Top Channel se qellimi i rezolutes eshte shume me teper sesa nje emer politikani.
Nuk ka mocion per kryetaren e Kuvendit ka nje nisem per shkarkim mocioni eshte fillimi i nje procesi qe do te fokusohet me nje nisme per shkarkim ne rast se kjo rezolute nuk pranohet u shpreh Rama.
Kryetari i PS-se u shpreh e opozita eshte e gatshme te ofroje konsensus nese pranohet rezoluta qe i sherben integrimit te vendit. Rama ka theksuar pergjate interviste opozita nuk eshte terhequr por ka leshuar nga qendrimi i saj i meparshem per hetimin e fleteve te votimit.
Nuk eshte e vertete qe oferta eshte bere pas vizites time ne Bruksel. Oferta eshte bere kohe me pare para se te merrej lajmi i keq istatusit dhe i eshte dorezuar dora vete Saliut ne tavoline nga une. Nje oferte qe eshte nje hapi i yni ne emer te interesave te vendit per te miren e gjithe shqiptareve. Nuk eshte terheqje eshte leshim. shte ne kulturen evropiane dhe duam qe politika te jene evropiane. Une nuk kam marre drejtimin e PS per te ballkanizuar politiken. Per fat te mire te ketij vendi kjo PS qe une kam nderin qe te drejtoj ne kete periudhe qe une e drejtoj tha Rama.
Ai ka folur dhe per pjesemarrjen e PS ne zgjedhjet vendore duke theksuar se nuk mund te kete zgjedhje pa dokumente te sigurt dhe regjister te sakte zgjedhjesh.
Rama ka konfirmuar dhe nisjen e protestave. Ai u shpreh se e para do te zhvillohet neser ne Elbasan dhe me pas ne gjithe qytetet kryesore. Kreu i PS u shpreh aksioni i PS fillon duke nisur ne qytetin e Elbasanit dhe duke vazhduar ne disa qytete te Shqiperise
a.k/NOA