Rama Kemishet i bej vete dhe i qep te Myslym Shyri kepucet mi blen vellai ne SHBA

Tirane 25 Nentor 2010 NOA - Pas akuzave te kryeministri Sali Berisha per shpenzime marramendese te kryetari te PS-se per veshje ka ardhur dhe reagimi i Edi Rames.
Kreu i PS-se ka shuar kureshtjen e kryeministrit por jo vetem kaq. Rama pranoi se pasioni i tij per pikturen i mundeson te dizenjoj vete nje pjese te veshjeve.
Ne emisionin Top Story Edi Rama u shpreh se kamishat per te cilat Berisha tha se kushtojne 1500 euro i modelon vet dhe i qep ne nje rrobaqepes ne rrugen Myslim Shyri.
Degjova cmimin e kemishes ata qe me njohin e dine se kam qene i dhene pas veshjes por ka pasur drama se nuk gjeja rroba sipas shijes po edhe pas madhesise dhe vazhdoj te ruaj vet ndonje virtyt te beje ndonje gje. Kemishet e mia jane te vizatuara nga une dhe behen te rruga Myslym Shyri ku eshte nje rrobaqepes qe quhet Arian mbiemrin se kam fiksuar por eshte njeriu qe qep kemishet e mia dhe une jam shume i kenaqur se terheqin veshtrimin e atyre qe takoj jo vetem ne Tirane por edhe jashte tha Rama.
Kryetari socialist u shpreh se kepucet per te cilat kreu i qeverise u shpreh se jane me lekure gjarpri dhe me nje cmim shume te madh zakonisht i merr ne SHBA per shkak te numrave te medhenj qe i duhen por me cmim te arsyeshme. Ai u shpreh se ja gjen vellai ne SHBA.
Kepucet jam i detyruar ti blej por edhe ne kete rast kam nje njeri shume te dashur dhe te apasionuar per veshjen qe eshte im vella qe eshte ndihma ime kryesore ne gjetjen e numrave te medhenj. Kam pare edhe ketu ne Tirane qe ka dyqane shume te mire. U shpreh Rama.
I pyetur nese kepucet e veshura ne studio ishin vertetet me lekure gjarpri Rama nuk e kurseu batuten duke u shprehur se ishin me gjarper te lustruar.
Sakaq z. Rama paralajmeroi se Partia Socialiste do te beje nje mocion shkarkimi per kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli nese nuk miratohet rezoluta e paraqitur ne Kuvend nga opozita.
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi sot ne emisionin Top Story ne Top Channel se qellimi i rezolutes eshte shume me teper sesa nje emer politikani.
Nuk ka mocion per kryetaren e Kuvendit ka nje nisem per shkarkim mocioni eshte fillimi i nje procesi qe do te fokusohet me nje nisme per shkarkim ne rast se kjo rezolute nuk pranohet u shpreh Rama.
Kryetari i PS-se u shpreh e opozita eshte e gatshme te ofroje konsensus nese pranohet rezoluta qe i sherben integrimit te vendit. Rama ka theksuar pergjate interviste opozita nuk eshte terhequr por ka leshuar nga qendrimi i saj i meparshem per hetimin e fleteve te votimit.
Nuk eshte e vertete qe oferta eshte bere pas vizites time ne Bruksel. Oferta eshte bere kohe me pare para se te merrej lajmi i keq i statusit dhe i eshte dorezuar dora vete Saliut ne tavoline nga une. Nje oferte qe eshte nje hapi i yni ne emer te interesave te vendit per te miren e gjithe shqiptareve. Nuk eshte terheqje eshte leshim. shte ne kulturen evropiane dhe duam qe politika te jene evropiane. Une nuk kam marre drejtimin e PS per te ballkanizuar politiken. Per fat te mire te ketij vendi kjo PS qe une kam nderin qe te drejtoj ne kete periudhe qe une e drejtoj tha Rama.
Ai ka folur dhe per pjesemarrjen e PS ne zgjedhjet vendore duke theksuar se nuk mund te kete zgjedhje pa dokumente te sigurt dhe regjister te sakte zgjedhjesh.
Rama ka konfirmuar dhe nisjen e protestave. Ai u shpreh se e para do te zhvillohet neser ne Elbasan dhe me pas ne gjithe qytetet kryesore. Kreu i PS u shpreh aksioni i PS fillon duke nisur ne qytetin e Elbasanit dhe duke vazhduar ne disa qytete te Shqiperise
a.k/NOA