Rama: Në Kuvend vetëm kur të hapen kutitë
“Nuk ka marrëdhënie normale me këtë parlament të dalë nga zgjedhje të grabitura, nëqoftëse nuk na jepet e drejta për hetim parlamentar të pavarur të zgjedhjeve të 28 qershorit. Nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi me këtë qeveri të dalë nga manipulimi, korrupsioni elektoral e mashtrimi publik i 83 mijë qytetarëve që votuan largimin e Sali Berishës. Nuk ka Parti Socialiste të ulur në Kuvend, po vetëm opozitë të bashkuar, përtej të majtës e të djathtës, në këmbë në të gjithë Shqipërinë, nëqoftëse të drejtën taksative që na e jep forca e ligjit për hapjen e kutive të votimit vazhdon të na e mohojë arbitrarisht pushteti i politikës së vjetër të Sali Berishës, Ilir Metës e Fatos Nanos”, tha Rama në konferencën e parë për shtyp, pas zgjedhjes në krye të partisë nga ku ka falenderuar të gjithë ata që kontribuan në zgjedhjet brenda partisë.
Rama ka akuzuar median, sipas të cilit merren me statusin e partisë dhe jo me vjedhjen e votave. “Ne do të qëndrojmë fort dhe do të flasim me zë të fortë për të gjithë shqiptarët e shqiptaret, sepse Partia Socialiste nuk është partia e kryetarit të radhës, po fuqia e qytetarit të kohës. Dhe për ne nuk ka një Shqipëri të majtë e një Shqipëri të djathtë, po një Shqipëri të vetme, që sot po hyn përditë e më thellë në një krizë të gjithanshme lirish, të drejtash e mundësish për të jetuar normalisht”, tha më tej ai, duke i mëshuar edhe një herë politikës përtej së majtës dhe së djathtës, e cila nuk e solli në pushtet në zgjedhjet e 28 qershorit.