E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ndërtimet abuzive në bregdet, kancer agresiv. Duhet operacion i gjerë e i thellë

TIRANE – Kryeministri i zgjedhur Edi Rama mbetet i vendosur për rrafshimin e çdo ndërtimi abuziv që cenon perspektivën e bregdetit shqiptar. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Rama thekson nevojën e një operacioni të gjerë e të thellë kundër ndërtimeve abuzime në bregdet, që siç shprehet ai, janë një kancer agresiv në veprim. 

Sipas Ramës, Policia e Shtetit do të jetë në krye të këtij operacioni, i cili pritet të nisë në shtator. 

“Ndërtimet abuzive në bregdet një kancer agresiv në veprim! Duhet një operacion i gjerë e i thellë. Policia e Shtetit në krye! Operacioni do jetë gati në shtator e s'do ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Jemi në emergjencë kombëtare! ”- shkruan Rama.

Pak javë më parë, në një takim me kryetarët e bashkive dhe deputetët socialistë të zonave bregdetare, Rama theksoi se: “Çdo karabina e ndërtuar deri tani duhet shembur. Ata që kanë cenuar detin, duhet t’i çohen prokurorisë. Ç’do gjë e ndërtuar pa leje që cenon perspektivën e zonës bregdetare, duhet rrafshuar. Në aspektin afatgjatë, duhet një ndërhyrje në ligj qoftë në mënyrën si do menaxhohen hapësirat publike, qoftë si do garantohet që cikli i ndërtimeve pa leje të jetë një cikël i mbyllur.”

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›