E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, dy të vdekur mes klandestinëve të ardhur nga Afrika

ROMË- Më shumë se 300 emigrantë klandestinë, gjatë udhëtimit të të cilëve u raportuan dy të vdekur, u shpëtuan të mërkurën gjatë mbrëmjes në Mesdhe, dhe u dërguan në Lampeduza dhe Sirakuzë në Siçili, njoftuan autoritetet italiane.

Duke përfituar nga deti i qetë, numri i klandestinëve, shumica e të cilëve vijnë nga Afrika, u rrit ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Të mërkurën në mbrëmje, një patrullë e marinës italiane shpëtoi 103 emigrantë në kanalin e Siçilisë.

Të gjithë të ardhur nga Somalia, ata u morrën nga bordi i një gomoneje për t'u shpëtuar nga një peshkarexhë dhe u transferuan më pas në bordin e anijes italiane.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›