E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Ndërtimi i dy unazave të Durrësit ndër investimet më të rëndësishme, lehtësohet trafiku

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Në Durrës po vijon puna për ndërtimin e dy unazave të qytetit, që do të lehtësojnë trafikun e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kantier ndërtimi, ndërsa e cilësoi si një ndër investimet më të rëndësishme të viteve të fundit.

“Kantieri i ndërtimit të dy unazave në qytetit të Durrësit, ndër investimet më të rëndësishme të viteve të fundit, që do të lidhin zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga” e do të lehtësojnë trafikun e mjeteve dhe të këmbësorëve”, u shpreh Rama.

Kryeministri bëri të ditur se unaza Spitallë-Currila do të jetë me katër korsi dhe një korsi biçikletash ndërsa unaza tjetër, Spitali-Currila do të jetë me dy korsi, një korsi biçikletash dhe parkim.

1 nga 9

/m.m/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›