E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Ndryshimi i politikes ndryshim i realitetit

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një takim me të rinjtë e FRESSH në qytetin e Fierit deklaroi se “nëse duam që realiteti të ndryshojë, duhet të ndryshojmë politikën”.

“Politika u ka dhënë njerëzve modelin e gabuar. Pa ndryshuar politikën, askush s'mund të ndryshojë realitetin”, theksoi Rama.

Kreu i PS-së shpërndau tesera për të rinjtë dhe të rejat duke nënvizuar: “Duke marrë teserën ju po guxoni të ndërtoni diçka në jetën tuaj. Karta e anëtarësisë është një mundësi dhe sfidë për të gjithë ju.”

“Të merresh me politikë do të thotë të refuzosh cinizmin dhe gënjeshtrën. Dera jonë është e hapur për të gjithë ju”, shtoi Edi Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›