Rama: Në 20 nëntor në Tiranë për të shembur murin e politikës së vjetër

Partia Socialiste ka protestuar sot në Korçë për zgjedhjet e 28 qershorit. Pas Tiranës, Shkodrës, Lushnjes, Beratit e Elbasanit, partitë e opozitës dhe disa parti të djathta e kanë zhvendosur manifestimin e tyre në qytetin juglindor.
Në fjalën e tij kryetari i PS-së Edi Rama theksoi se Berisha po fut duart në kutitë për të fshehur gjurmët e vjedhjes elektorale. "Berisha të heq duart nga kutitë sepse ndryshe do të kërkojmë rrëzimin tënd para zgjedhjeve që do të vijnë" theksoi Rama.
Kreu i PS-së Rama ka kërkuar sërish hapjen e kutive që sipas tij t'i hapet rrugë transparencës të zgjedhjeve që nesër gjithkush të jetë i garantuar për votën e tij.
Ndërkohë Rama i bëri thirrje shqiptarëve të mblidhen në 20 nëntor në Tiranë për të shembur murin e politikës së vjetër dhe murin që i pengon shqiptarëve që të shohin lirisht votën e tyre. "Të mblidhemi në 20 nëntor për të protestuar me forcë për shpresat dhe ëndrrat tuaja për të ardhmen të cilat janë të burgosura në ato kuti" theksoi Rama.
Gjithashtu Rama ka ripërsëritur nga Korça se Partia Socialiste nuk do të hyjë në Kuvend sepse sipas tij nuk do të mbyll sytë ndaj të vërtetës dhe për t'u bërë bashkëfajtor me vjedhjen e votave.
Ndërkaq kreu i PDS-së Paskal Milo u shpreh në protestën e opozitës në qytetin e Korçës se vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme. Sipas Milos nuk do të ketë negociata me një qeveri që mund të kërkojë kompromise të dëmshme për shqiptarët. Milo duke e quajtur PDS-në një alete të Partisë Socialiste theksoi se vetëm duke qënë grusht të bashkuar mund të fitohet.
Ndërkohë ish anëtari i LSI-së Ndre Legisi i ka bërë thirrje Ilir Metës të largohet nga qeveria dhe të bashkohet me socialistët. Sipas Legisit Meta duhet të heq dorë nga mëritë dhe të bashkohet me të majtën që e bëri kryeministër dhe disa herë ministër. Legisi gjithashtu shtoi se Shqipëria nuk mund të integrohet e ndarë prandaj theksoi ai e majta duhet të bashkohet.