Rama Ne 23 qershor nis historia e re

“Ditët në pushtet të Sali Berishës janë të numëruara.” Ky ishte mesazhi Edi Ramës për banorët e Divjakës.
“Siç thotë edhe Migjeni i madh: ne të birët e shekullit të ri që plakun e lamë në shenjtin e tij, sot kjo shkon pak ndryshe: ne shqiptarët e shekullit të ri le ta lëmë katragjyshin në marrëzinë e tij. Deri në 23 qershor do rrijë aty ku është, pastaj mbas 23 qershorit me numrin 29, datën e çlirimit, do ta çlirojmë edhe atë nga antiplumbi”, theksoi kreu i PS-së. Me terma konkretë, Rama u angazhua Zgjedhjet 2013Topi sulmon Berishën dhe Ramën Berisha në Përmet: PS, rrënimi i fshatit Korçë, dhunohen zyrat e LSI-së për uljen e taksave për ushqimet bazë: “Ne nuk mund të pranojmë më që në këtë atdhe nëna e baballarë të shkojnë në dyqanin e bukës kokëulur dhe të shkruajnë emrin për të marrë gjysmë kilogrami bukë borxh. Ne do ta heqim taksën 20% për bukën. Saliu merr 20% taksë për çdo gotë qumësht. Ne do e heqim taksën për litrin e qumështit, po kështu për vezën, miellin, orizin dhe sheqerin. Ushqimi i këtij populli do të jetë prioriteti i patjetërsueshëm dhe nuk do të gjejmë paqe deri kur çdo fëmijë të ushqehet si duhet.” Ndërsa në Llakatund të Vlorës, Edi Rama shpalosi planin e PS-së për bujqësinë dhe subvencionet: “Ne do të bëjmë qysh në fillim hartën e prodhimit bujqësor dhe blegtoral të Shqipërisë duke ndarë qartësisht se çfarë prodhimi do të subvencionojmë me fonde të qeverisë sipas zonave, sipas specifikave dhe sipas traditës. Pretendimi i tij që qenkan rregulluar dhe që qenkan qëndisur, siç thotë ai, treçereku i rrugëve të fshatit është një gënjështër me bisht.” Rama, takim me banorët në Kaninë Nga Kanina e Vlorës, Edi Rama deklaroi se mungesa e shtetit bën që njerëzit të jetojnë në varfëri e papunësi në një vend plot burime natyrore. “Kanina është një mrekulli e Zotit dhe kur sheh varfërinë dhe papunësinë e banorëve të këtij vendi thua si ka mundësi që të lindësh në një vend me kaq bukuri e pasuri e të bashkëjetosh me varfërinë e papunësinë. Ka vetëm një përgjigje: sepse nuk ka shtet!” Kreu i Partisë Socialiste shtoi: “Kjo fushatë nuk është ballafaqim për të zgjedhur midis dy palësh, kjo është një fushatë dhe një votë për të vendosur nëse do të vazhdojmë pa shtet apo do ndërtojmë shtet për të sjellë ujë në rubinet sepse është turp që në një vend si Shqipëria nuk ka ujë.” Gjithashtu Rama premtoi se do i japë “certifikatën e pronësisë mbi tokën çdo familjeje fermere që punon tokën dhe jeton me tokën”. / Top Channel