E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Bashkohuni me fitoren tone

Në qarkun e Gjirokastrës, fillimisht në Përmet dhe pastaj në Tepelenë, kryeministri Sali Berisha kishte vetëm një ftesë për shqiptarët: “Bashkohuni me fitoren tonë sepse ne kemi vetëm një qëllim: rritjen e të ardhurave tuaja, rritjen e mirëqënies suaj.”

Sali Berisha thotë se Partia Demokratike meriton një mandat të ri sepse është provuar si forca politike e premtimeve të mbajtura, ndërsa nga ana tjetër, sipas kryeministrit, është një alternativë me premtime boshe: “Shoku i autobuzit mavi thotë se do të punësojë 300 mijë, po se ku do t'i punësojë, vetëm autobuzi  i tij e di sepse ai nuk ka alternativë.” Ne Tepelenë, pjesë e qarkut të Gjirokastrës, kryeministri Berisha promovoi programin e punësimit të Partisë Demokratike Zgjedhjet 2013Meta: LSI, forca e së ardhmesRama: Në 23 qershor nis historia e re Topi sulmon Berishën dhe Ramën duke e cilësuar atë si shtyllën kurrizore të qeverisjes së tij edhe për mandatin e ardhshëm: “Mbi të gjitha, ju ftoj të bashkohemi për punësimin dhe mirëqënien tuaj. Ne të cilët sipas Komisionit Europian ia dolëm të ulim papunësinë në këto 4 vite, ne jemi të vendosur për punësim masiv.” Sipas kryeministrit, përballë kësaj alternative qëndron ajo e Edi Ramës, që siç thotë Sali Berisha, u ofron shqiptarëve taksën e mashtrimit që nuk rrit, por shkatërron vendet e punës dhe heqjen e TVSH-së për 5 produktet bazë që nuk synon uljen e çmimeve, por falimentimin e fermerëve shqiptarë dhe krijimin e monopoleve të ushqimeve nga deputetët miliarderë të Partisë Socialiste. “Shpërndan gënjeshtra nga autobuzi mavi me të cilat mendon se do të mashtrojë shqiptarët. E vërteta është se shiptarët janë më të bashkuar se kurrë në fitoren tonë të përbashkët”, deklaroi Berisha.   / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›