E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ne i mbushim sheshet me qytetarë, PD i mbush me robër. Por do i çlirojmë edhe ata

ramaaaaaaaaaKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi në Fier në hapje të fushatës elektorale se pas marrjes së pushtetit, ata do të çlirojnë të gjithë ata njerëz që dalin me detyrim në mitingjet e pushtetit.

Saliu erdhi para ca ditësh dhe e mbushi sheshin me robër, ne sot erdhëm këtu dhe sheshi është mbushur me qytetarë, me të cilët më 23 qershor do të çlirojmë dhe robërit e qeverisë. Që të mos ketë më mësues, mjekë, nëpunës shteti që merren zvarrë për qokat e pushtetit. Mos ketë rrogëtarë që tremben nga ky pushtet, tha Rama.

Sërish Rama premtoi se ata zyrtarë që detyrojnë buxhetorët që të dalin në fushatë, do të ndëshkohen. Do më lejoni që në këtë tribunë tu them 2 fjalë njerëzve të zakonshëm demokratë, jo atyre drejtorëve që pas 23 qershorit i pret gjyqi i publikut. Gjithë drejtorët demokratë që bëjnë presion mbi nëpunësit me votë do të përfundojnë në gjyq, për të dhënë llogari për presionet e tyre. Pas 23 qershorit shteti do të jetë i qytetarëve dhe qeveria do të jetë e gjithë shqiptarëve, tha Rama.

Ndër të tjera ai tha se pas 23 qershorit shqiptarët do të çlirojnë pasuritë e naftës dhe burimet natyrore nga kthetrat e uzurpatorëve.

Mbas 23 qershorit shteti do të jetë i qytetarëve dhe qeveria e të gjithë shqiptarëve, tha Rama.

Unë nuk e di çfarë i tha Saliu fermerëve të Fierit, të Lushnjes, të Mallakastrës, por di se ata do të shkojnë të votojnë në 23 qershor për rilindjen, për të pasur shërbime njësoj si në qytet, për të pasur më në fund pas shumë viteve certifikatën e tokës së tyre.

Unë nuk e di se çfarë u tha Saliu tregtarëve të vegjël të vetëpunësuar, por di shumë mirë se çdo i vetëpunësuar do të votojë në 23 qershor rilindjen, për të hequr taksën e biznesit të vogël, për të jetuar falë djersës së tij.

Ne ndryshojmë nga qeveria e sotme aty ku fillojnë interesat e vendit dhe të popullit. Ne nuk kërkojmë votën për tu pasuruar një grup i vogël miliarderësh, por për të pasur mirëqenie i gjithë populli shqiptar.

Çdo mësues, çdo infermier, çdo punonjës do të çlirohen nga pesha mbytëse e taksës së sheshtë.

Në të gjithë botën, çdo qytet që ka një lumë, është i bekuar, vetëm nën qeverinë e Saliut këto qytete bëhen një mallkim.

Por ne mbas 23 qershorit do ta kthejmë lumin e këtij qyteti në një bekim.

Ne do të kullojmë çdo parcelë, me ne çdo fermer do të fitojë shtetin në krah, sigurinë e humbur dhe do të shkojë përpara, theksoi kryetari i PS.

Në fund të fjalës së tij, Rama tha: Ne e dimë se ça do bëjë Fieri në 23 qershor por dhe ju duhet ta dini që ne do të bëjmë për Fierin atë që nuk është bërë kurrë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›