E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha nga Korça: Rama u ka sjellë kandidatët e katarsisit të Nanos, të refuzuar nga qarqet e tjera

berisha ne fierKryeministri Sali Berisha deklaroi nga qyteti i Korçës, në hapjen e fushatës për këtë qark, se demokratët kanë vokacion perëndimor, kurse socialistët nuk e kanë një vokacion të tillë.

Ai akuzoi Ramën se ka bllokuar integrimin, në një kohë që thotë se Korça është si Parisi ynë.

Vokacioni ynë perëndimor është më i rëndësishëm, ne kemi përjetuar pushtime të gjata, luftëra të tmerrshme, varfëri, epidemi, por një gjë ka qenë shpëtimtare, kurrë nuk dorëzuam vokacionin perëndimor, besimin tonë tek vlerat perëndimore.

Këtu lindi shkolla shqipe me germat e alfabetit, u shkruan traktet e mëdha të shpirtit perëndimor.

Ne nuk kemi bërë gjë tjetër, por kokulur kemi mbështetur vlerat perëndimore që ju besoni, por krahu tjetër ka alternativë të vetme akuza, mohime mashtrime, bllokime, kjo është.

A po shpik unë gjë? Pyesni veten si ka mundësi që ky njeri vjen i thotë Korçës je Parisi ynë, por Korça vërtet të ngjason me Parisin, unë ju them se unë kam miqësi në Francë me familje franceze dhe korçare dhe ka ngjashmëri, po ku janë ngjashmëritë, jo vetëm në velenxa, por në aspiratat perëndimore.

Atëherë zotëri si ka mundësi që ti e quan Korçën Paris dhe i mbyll asaj dyert e statusit kandidat në BE?

Si ka mundësi që bërë gjithçka që shqiptarët të mos marrin vizat, si ka mundësi të lozësh, të marrësh nëpër këmbë shpirtin perëndimor, vlerat perëndimore, si ka mundësi që për 3 ligjet nuk lejon të merret statusi, si ka mundësi që kur do firmosej kontrata më e madhe me BE, Marrëveshja e Asociim- Stabilizimit, ti urdhërojë Baçin tënd të hynte në parlament me bori e bilbila vetëm për ti thënë Europës që ky popull nuk e meriton atë. Ju më 23 qershor votoni për përfaqësuesit që do bëjnë gjithçka për integrimin, tha Berisha.

Duke kërkuar një mandat të ri, kreu i qeverisë premtoi se në 4 vitet që vijnë do ecet 4 herë më shpejt.

Në 4 vitet që vijmë do bëjmë të harrohen 4 vitet që shkuan. Në 4 vitet që vijnë do ecim 4 herë më shpejt. Ne besojmë tek liritë, kemi bërë gjithçka që ju të lëvizni në kohën më të shpejtë në të gjitha anët. Ju do shkoni në Tiranë për 1 orë më shpejtë dhe pas 1 viti e gjysmë do shkurtohet edhe 30 minuta më shumë me rrugën e re Qafë Plloc-Qukës. Qëllimi ynë kryesor është që ju të keni punë e të punësoheni, të ndërtoni të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ne kemi bërë gjithçka për lulëzimin e biznesit, përgjysmuam taksat e sigurimit, hoqëm tatimin mbi të ardhurat personale, për punonjësin me pagë deri 30 mijë lekë, tërhoqëm 4,2 miliardë investime të huaja që krijuan dhjetëra mijëra vende pune, tha ai.

Kryeministri i është përgjigjur edhe deklaratës së Edi Ramës, bërë nga Korça, se në këtë qark ka kandiduar oficerin e Gërdecit dhe kryehetuesin e veshit.

Që të njihni kandidatët e Ramës në Korçë, lexoni memoriet e katarsisit të Fatos Nanos, sepse ata i solli Fatos Nano. Pyesni Lushnjën, pyesni Gjirokastrën që tju thonë se nuk i pranuan, tha Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›