Rama: Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit e vetmja forcë që hedh dritë mbi terrin e kaosit!

Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë komente të drejtëpërdrejta rreth zhvillimeve në PD. Por duket se ai ka zgjedhur të publikojë në rrjetet sociale një thënie të filozofit rumun Emil Cioran pikërisht për të përcaktuar këtë situatë.
“Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit” citon kryeministri Emil Cioran.
“Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë? Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë”, shkruan Rama duke cituar Emil Cioran.
Qëllimi i këtij mendimtari nuk ishte saktësisht të rriste gjendjen shpirtërore. Thëniet e Emil Cioran kanë qëllimi provokimin. Ai donte të shkonte kundër rrjedhës, sepse kjo ishte gjithashtu mënyra e tij për tu përballur me mospërputhjet e botës në të cilën ai jetoi.
Në thëniet e Emil Cioran është një zhgënjim i thellë, i cili përfundon duke qenë sfidë për një pamje tepër të lehtë ose romantike në jetë.