E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Ne pyetje te gjithe personat qe permendi Prifti

20/10/2010Kryeprokurorja konfirmon hetimet

TIRANE-Kryeprokurorja Ina Rama eshte shprehur dje se do verifikojne te gjitha akuzat e bera nga eksponente te partive politike per kontrabandimin e naftes Virgin gjate viteve 2007-2009. Numri nje i akuzes shqiptare ka theksuar se jane duke verifikuar te gjitha theniet e deputetit te LSI-se Dritan Prifti i cili ka pohuar ne prokurori dhjetera emra qe drejtojne kontrabanden e naftes ne vend. Ina Rama ka lene te kuptohet se individet dhe subjektet e permendura ne deshmine e Priftit do merren ne pyetje ku mes tyre eshte edhe zv/drejtori i Policise se Shtetit Agron Kulicaj. Kryeprokurorja ka theksuar se hetimet intensive do shoqerohen edhe me verifikimin e dokumentacionit ne disa institucione qe jane kompetente per te parandaluar kontrabandimin e mallrave. Ne vazhden e ketyre hetimeve pritet qe gjate diteve ne vazhdim ne njesine antikorrupsion te thirren per tu pyetur ish-drejtore te kompanise ARMO drejtoret aktuale te saj administratoret e kompanive private qe kryenin eksportimin e naftes Virgin si dhe dhjetera tregtare karburantesh. Burimet thone se te gjithe keta jane permendur nga deputeti Prifti i cili vendosi te tregoje gjithcka dinte mbi kontrabandimin e tonelatave nafte ne Shqiperi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›