E Diel, 1 Nëntor 2026

Nafta Virgin ne pyetje ish-drejtoret dhe tregtaret

18/10/2010Gjate kesaj jave pritet sekuestrimi i dokumentave dhe zgjerimi i rezes se hetimit

TIRANE-Dhjetera ish-drejtore qe kane ushtruar detyren e tyre gjate viteve 2007-2009 prane Ministrise se Ekonomise kompanise ARMO Inspektoriatin Qendror Teknik IQT Drejtorise se Doganave dhe Albpetrol do japin shpjegime ne prokurorine e Tiranes per te sqaruar rrethanat dhe kushtet e kontrabandes se naftes Virgin qe sipas deputetit Prifti drejtohet nga carqe te fuqishme qe kane prapavije politiken. Nje gje e tille u pohua nga burime prane njesisi antikorrrupsion Task-Force te cilat thane se gjate kesaj jave do kryejne sekuestrimin e dokumentacionit dhe pasi te kene analizuar kete te fundit radhen per te dhene deklarime ne prokurori do e kene disa ish-drejtore qe kane pergjegjesine ligjore per te shmangur kontrabanden e arit te zi ne Shqiperi. Emrat e ketyre kater ish-drejtoreve mesohet te jene permendur edhe ne deshmine e deputetit te Levizjes Socialiste per Integrim Dritan Prifti i cili te premten e shkuar per tre ore me radhe dha sqarime ne zyren e prokurorit Dritan Rreshka per segmentet e kontrabandimit te naftes Virgin. Duke mare shkas nga deshmia e deputetit tashme hetuesit e njesise Task-Force pritet te zgjerojne hetimet ne persona te tjere qe sipas burimeve fillimisht ata do pyeten ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen. Por ne qoftese gjate procesit te hetimit do konstatohen prova dhe persona konkrete te implikuar atehere organi procedues do ndryshoje statusin e tyre duke i komunikuar akuzat e shperdorimit te detyres dhe kontrabandimit te hidrokarbureve. Nga verifikimet paraprake por dhe duke u nisur nga deshmia e deputetit Prifti hetuesit shprehen se ekzistojne dyshime te arsyeshme se ne tregun e hidrokarbureve eshte kryer kontrabande nafte. Kjo sipas tyre se ne pikat e tregtimit te naftes Diesel 1 dhe Diesel 2 nga kontrollet e kryra nga IQT jane gjetur permpajtje te theksuara te naftes Virgin e cila nga ana teknike eshte teper e demshme per shendetin e qytetareve por edhe per motorin e makines. Burimet shtojne se nafta Virgin me ligj eshte e ndaluar te tregtohet nga pikat e karburantit por nga ana tjeter ne depozitat e tyre jane gjendur sasi te tilla qe jane perzier me naften Diesel 2. Kjo ka bere qe njesia hetimore Task-Force te shtrije hetimet jo vetem tek zyrtaret qe kryejne kontrabanden e naftes Virgin por edhe tek grosistet e vegjel qe e shesin ate ne treg. Nisur nga keto dyshime listes se personave qe do pyeten nga prokuroria priten ti shtohet edhe emrat e disa prej pronareve te karburanteve qe sipas burimeve jane permenduar ne deshmine e dhene nga deputeti i LSI Dritan Prifti. Sipas deklaratave publike te ketij te fundit personat qe kane kryer kontrabanden e naftes Virgin kane perfituar shuma te medha financiare pasi behet fjale per 30 per qind te prodhimit vjetor te naftes ne vend.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›