Rama: Negociatat dështuan, Berisha mban vendin peng
18/06/2010 Kreu i PS-së komentoi deklaratën e dy krerëve të grupeve të PE-së
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi dje lidhur me deklaratën e përbashkët të dy kryetarëve të grupeve të Parlamentit Evropian për Shqipërinë. Në gjykimin e kreut socialist, një deklaratë e tillë është pasqyra më shqetësuese që i është vënë ndonjëherë përpara në këta 10 muaj Shqipërisë për krizën e për pasojat e mundshme të saj. “I vetmi njeri që sot i kthen shpinën kësaj pasqyre është Sali Berisha. Theksi i fortë që vë deklarata mbi mospërmbushjen e kriterit politik për të shkuar më tutje në rrugën e integrimit është kambana më e fortë e alarmit që ka rënë gjer më sot në Evropë për krizën e sotme në Shqipëri. I vetmi njeri që sot nuk do ta dëgjojnë këtë kambanë është Sali Berisha”, deklaroi Rama gjatë fjalës së tij. Madje, duke shtuar dozën e akuzave ndaj Kryeministrit Berisha, Rama vlerësoi se “unë mund të shoh drejt e në sy çdo shqiptar të interesuar për zgjidhjen e kësaj krize, socialist a demokrat pa dallim, e t’i them se zgjidhja përmes kompromisit ishte e mundshme, është e mundshme, mund dhe duhej të ishte pranuar për të mirën e Shqipërisë e të shqiptarëve, duke i hapur rrugë transparencës e integrimit, dhe i vetmi njeri që nuk e pranoi zgjidhjen e mundshme dhe transparencën e domosdoshme ishte Sali Berisha”. Në këtë mënyrë, sipas tij, negociatat dështuan dhe përgjegjës është kreu i mazhorancës. Megjithatë, duke dhënë qëndrimin e PS-së, Rama u shpreh se “ne nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë, ne nuk lëkundemi në përpjekjen tonë për të gjetur zgjidhjen e kompromisit që i hap rrugë transparencës, ne nuk ndalemi në rrugën e betejës sonë për transparencë dhe liri e ndershmëri të garantuar të zgjedhjeve”.