E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nëse PS do të kishte qeverisur pa ndërprerje që nga viti 1992, sot do të ishim në BE, çdo forcë tjetër na çon në humnerë

Kryeminsitri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, gjatë një takimi me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3 theksoi se vota për PS do të thotë votë për të ardhmen.

Ai tha se çdo kush që sot pyet se pse duhet votuar PS, duhet të dijë që sa herë socialistët kanë qenë në pushtet vendi ka qenë më mirë, sa herë e kanë patur të tjerët vendi ka shkaur në humnerë.

Sipas tij nëse PS do të kishte qeverisur pa ndërprerje prej vitit 1992 dhe deri më sot, sot vendi do të ishte në BE.

“Pse Partinë Socialiste? Unë e kuptoj shumë mirë që shumë nga shokët, shoqet tuaja që nuk kanë parë çfarë na kanë parë sytë ne, që nuk e dinë se nga është nisur ky qytet për të ardhur këtu ku jemi, nuk i kanë jetuar historitë e viteve 90-të, nuk e kanë parë Shqipërinë të përfundojë në humnerë, nuk i kanë parë rrugët me njerëz të armatosur, nuk kanë parë se çfarë është të hapësh televizorin çdo mbrëmje dhe të shohësh sa vetë u vranë rrugëve, nuk kanë parë se çfarë është të shohësh prindërit e tu i kanë humbur të gjitha. Sot bëjnë pyetjen se pse Partinë Socialiste? Një nga argumentat është se nëse PS do ta kishte pasur këtë detyrë të drejtonte vendin në mënyrë të pandërprerë nga viti 1992 deri më sot, sot Shqipëria do të ishte në BE. Nuk do të kishte humbur në disa momente shansin historik duke rënë në humnerë. Në të gjitha herët dhe në të gjitha vendet, qoftë në krye të vendit, qoftë në krye të bashkive të vendit që cilido tjetër ka patur mundësinë të drjetojë, vendi dhe çdo bashki e vendit ka dalë më keq se sa është ndodhur. Në të gjitha rastet, çdo herë kur PS ka marrë drejtimin vendi ka qenë më mirë seç ishte para se PS të merrte drejtimin. Pse për PS? Sepse PS është këtu për të ndërtuar, të tjerët janë këtu për të dëmtuar, për të shkatërruar”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›