E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Nëse s’hapen kutitë, zgjedhje të reja

Rama tha se nëse pas këtij afati nuk do të plotësohen kërkesat, opozita do të ndërmarrë hapa të tjerë për mbrojtur të drejtën e votës.

 “Besoj që në shpjegimin e thënë qartë se pas 10 ditësh nëse Sali berisha refuzon t’i përgjigjet kërkesave për hapjen e kutive, atëherë hyjmë në një fazë të re të aksionit opozitar. Hapja e kutive ose më saktë moshapja e kutive bëhet një aryse e mjaftueshme për popullin opozitar të kërkojë largimin e qeverisë dhe zgjedhjeve të reja”, theksoi Rama gjatë një konference për shtyp.

I pyetur për masat që do të ndërmarrë opozita, nëse kërkesat nuk plotësohen, Rama theksoi se protestat do të vazhdojnë në mënyrë demokratike.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›