E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nga viti i ardhshëm, fëmijët në shkolla deri në orën 17:00

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se nga viti i ardhshëm shkollor synohet zbatimi i qëndrimit të zgjatur të fëmijëve në shkollë, me një buxhet të dedikuar.

Sipas kryeministrit Rama, është e nevojshme zgjerimi i aktiviteve sociale dhe kultutore për fëmijët.

“Një tjetër çështje shumë e rëndësishme është puna që duhet të bëjmë së bashku, institucionet dhe shoqëria civile e interesuar për këtë fushë, për të zgjeruar gamën e aktiviteteve të fëmijëve dhe aktivitetet e tyre sociale. Këto aktivitete duhet të shtrihen nga sporti te kultura, duke përfshirë të gjitha fushat që lidhen me skenën, pikturën, zejen, artin, filmin, fotografinë e shumë të tjera”, u shpreh Rama.

“Nga viti i ardhshëm shkollor synohet zbatimi i qëndrimit të zgjatur të fëmijëve në shkollë, me një buxhet të dedikuar. Zgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shkollë është dicka që do të fillojë menjëherë vitin e ardhshëm. Kemi vendosur dhe një buxhet të posaҫëm, në mënyrë që prindërit të vazhdojnë të punojnë dhe fëmijët të jenë në mjediset e shkollës deri në orën 5 pasdite”, tha Rama.

Sipas tij, kjo do t’u mundësojë prindërve të vijojnë punën, ndërsa fëmijët të qëndrojnë në një mjedis të organizuar dhe të mbikëqyrur gjatë pesë ditëve të javës.

“Duhet të krijojmë kushte që fëmijët të kenë një ditë më të organizuar, me më shumë aktivitete dhe mundësi për të mësuar e për t’u zhvilluar edhe pas përfundimit të mësimit”, tha ai.

/a.f/r.e/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›